web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pajisnin udhëtarët me teste Covid të palincensuara/ Kapen në flagrancë 5 persona, shpallet në kërkim një tjetër

5 Shtator 2021, 08:34, Aktualitet CNA

Policia e Durrësit ka finalizuar opercionin e koduar “Laboratori” ku janë arrestuar 5 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

H., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallrat e tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”; E. A., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”; E. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”; A. S., 24 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”; A. P., 25 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”;

Këta  shtetas pajisnin udhëtarët me teste të shpejta për “COVID-19”, pa qenë të licencuar, arrestohen në flagrancë 5 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”./ CNA.al





Lajmet e fundit nga