web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kabineti ‘Rama 3” dhe ndëshkimet/ Qarqet që nuk “prodhuan” asnjë ministër

5 Shtator 2021, 08:56, Politikë CNA

Me 2 Shtator 2021, në Asmblenë Kombëtare të Partisë Socialiste u prezantuan edhe emrat e ministrave të kabinetit ?Rama 3?.

Kryeministri Edi Rama, ndryshoi gjashtë drejtues ministrish dhe në total propozoi një kabinet me 12 ministre gra dhe katër ministra burra.

Gjatë prezantimit të emrave ra në sy edhe ndëshkimi që Rama u kishte bërë, jo vetëm disa emrave të caktuar të qeverisjes qëndrore dhe partike por edhe ndëshkimi i disa qarqeve.

Në kabinetin qeveritarë ?Rama 3?, nuk kishte të zgjedhur asnjë përfaqësues nga qarqet, Berat, Fier dhe Vlorë.

Ndërsa Gjirokastra do të ketë në qeverinë e re, 3 ministra, përfshirë këtu numrin dy të Qeverisë.

Përkatësisht zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili është me origjinë nga Gjirokastra si dhe ka qenë dy herë deputet në atë qark.

Nga Gjirokastra vjen edhe zonja Mirela Kumbaro, e cila u emërua Ministre e Mjedisit e Turizmit,  ku është zgjedhur edhe deputete.

Në të njëjtën ditë që u rizgjodh ministre, Kumbaro, u emërua drejtuese politike për Qarkun e Gjirokastrës.

Një tjetër emër nga Gjirokastra është Blendi Çuçi, i cili u rikonfirmua në postin e Ministrit të Brendshëm dhe njëherësh është deputet i Qarkut të Gjirokastrës./CNA.al





Lajmet e fundit nga