web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kadilli thumbon të zgjedhurit e qeverisë së re/ “Rama ruan mjeshtrit dhe linjat e korrupsionit”

2 Shtator 2021, 15:18, Politikë CNA

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka reaguar pas zgjedhjes së qeverisë Rama 3.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kadilli shprehet se nuk ka asnjë ndryshim nga kabineti i mëparshëm qeveritar.

Sipas tij, Rama vijon të ruajë mjeshtrit dhe linjat e korrupsionit duke dhënë leksione.

?Qeveria Rama e mandatit te trete, asnje ndryshim nga ajo e meparshme!

Rama ruan mjeshtrit dhe linjat e korrupsionit, duke na dhene leksione per klasen e pare.

Votuesit nuk jane analfabete qe te mos i lexojne emrat dhe linjat e pushtetit te korruptuar dhe kur nuk duken.

Kjo vlen per ata qe prisnin se nusja per here te trete, nuseron me mire se heren e dyte?, shprehet Kadilli./ CNA.al





Lajmet e fundit nga