web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjarje e rëndë/ Akuza për përdhunim, arrestohet Kampioni i Botës

26 Gusht 2021, 17:58, Sport CNA

Klubi i Mançester Siti ka vendosur të pezullojë pa afat mbrojtësin Benxhamin Mendi. Kampioni i Botës me Francës, akuzohet se ka përdhunuar tre vajza, ngjarje për të cilat është arrestuar nga policia e cila ka nisur hetimet.

Në një komunikatë zyrtare, Mançester Siti bëri të ditur këtë vendim që ishte marrë në momentin kur në mediat britanike ishte shfaqur lajmi se mbrojtësi i majtë, ishte në polici për këto ngjarje të vitit të fundit, Ai akuzohet se ka përdhunuar tre vajza të moshës mbi 16-vjeçare në periudhën mes tetorit 2020 dhe gushtit 2021.

Policia nga ana e saj bëri të ditur se kishte ndaluar dhe kishte arrestuar futbollistin 27-vjeçar, i cili akuzohet për katër raste përdhunimi dhe një sulmi seksual. Ajo bëri të ditur se lojtari do të dilte para gjykatës për të mësuar masën ndaj tij këtë të premte.





Lajmet e fundit nga