web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E BUJSHME/ Ish-mesfushori i Tiranës rikthehet në Superiore pas 4 vitesh, firmos me... Teutën

23 Gusht 2021, 17:29, Sport CNA

Tashmë është zyrtare, ish-mesfushori i Tiranës, Reuben Akuah, rikthehet në Kategorinë Superiore pas plot 4-vitesh.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi durrsak ka prezantuar si afrimin më të ri në merkato, futbollistin 24-vjeçar, i cili në të kaluarën ka mbajtur veshur edhe fanellën e Ried, LASK, apo edhe Lokomotivës së Zagrebit. Së fundmi ganezi ishte pjesë e skuadrës kroate.

NJOFTIMI ZYRTAR I TEUTËS:

Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Reuben Acquah. Drejtuesit e klubit dhe mesfushori kanë gjetur akordin për bashkëpunim, lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit ?Niko Dovana? dhe tashmë është pjesë e bluve. Acquah, mesfushori me shtetësi (Ganeze) do të jetë pjesë e bluve pas eksperiencës tek disa ekipe si, Ried, Lask apo Lokomtiva Zagreb. KF Teuta ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin, me marrëveshjen që u finalizua ditët e sotme.





Lajmet e fundit nga