web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Laçi nuk humbet kohë, një malazez zëvendëson Duron në stol

17 Gusht 2021, 18:09, Sport CNA

Laçi nuk ka humbur kohë për të gjetur trajnerin e ri, pas largimit të Shpëtim Duros.

Klubi kurbinas  ka njoftuar së fundi se i ka besuar drejtimin e skuadrës trajnerit malazez, Dejan Vukicevic.

52-vjeçari ka një karrierë të pasur, ku kryesisht ka drejtuar në Malin e Zi, por gjithashtu është i njohur për shqiptarët, pasi në të kaluarën ka drejtuar skuadrën e Feronikelit në Kosovë.

Vukicevic rikthehet të drejtojë një skuadër pas dy viteve pushim, pasi eksperiencën e fundit në stol e ka pasur në vitin 2019.





Lajmet e fundit nga