web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentoi të grabisë një dyqan në Kamzë/ Kapet 27 vjeçari, në pranga edhe 3 'skifterë' të tjerë

12 Gusht 2021, 14:33, Politikë CNA

Një 27 vjeçar i identifikuar si Xhevahir Palushi i dënuar me 3 vite burg për veprën penale vjedhje me dhunë e mbetur në tentative është vënë sot në prangat e policisë.

Në vitin 2016, 27 vjeçari dyshohet se ka tentuar të vjedhë me dhunë një dyqan në Kamzë.

?Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: Nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrugën ?Kosova? Kamzë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Xhevahir Palushi., 27 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar më 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale ?Vjedhja me dhunë? e mbetur në tentativë.  Ky shtetas, në vitin 2016, dyshohet se ka tentuar të vjedhë me dhunë një dyqan në Kamzë?, thotë policia.

Në pranga kanë rënë edhe 3 persona të tjerë të akuzuar për vjedhje.

?Ndërkohë, nga Forcat e Posaçme ?Shqiponja? në bashkëpunim me DVP Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. A., 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Vlore ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.  Ky shtetas ka tentuar të vjedhë me dhunë një pikë këmbimi valutor. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. A., 35 vjeç, pasi ka vjedhur një shumë parash në biznesin e shtetasit I. J.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ?Vjedhja? e mbetur në tentativë, të shtetasit A. H., 25 vjeç, pasi u konstatua brenda shtëpisë të shtetasit R. K?, thuhet më tej në njpftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.





Lajmet e fundit nga