Tirana nesër 7 orë pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njoft...
Në Shqipëri, vazhduan edhe sot zjarret në disa zona malore në veri dhe në jug të vendit, ku po digjen hapësira të gjera me pyje, kullota dhe pemë frutore.
Ushtria shqiptare po ndihmohet edhe nga helikopterë të ardhur nga Bashkimi Europian, por dëmet në mjedis janë të konsiderueshme, dhe ndërhyrja vlerësohet si jetike për të shpëtuar parqet kombëtare.
Situata me zjarret në malësi të ndryshme të veriut dhe jugut ende vlerësohet kritike, megjithë ndërhyrjet energjike të ushtrisë dhe zjarrfikësve.
Autoritetet bënë të ditur se zjarret janë më shumë problematikë mbi Dukatin e ri pranë parkut kombëtar të Llogarasë në Vlorë, në Thirrë mbi tunelin e Kalimashit në Lezhë, po ashtu në Munellë të Mirditës dhe në majën e Rrunës në Kukës.
?Mbi Karaburun operacionet kundër zjarreve vazhdojnë nga ajri, por më serioze është situata pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë, ku janë vendosur një mori trupash ushtarake për normalizimin e gjendjes dhe izolimin e flakëve? ? tha ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi.
Në fshatin Thirrë të Lezhës është një tjetër vatër serioze zjarri, ku ushtria vazdon punën nga toka dhe nga ajri për vënien nën kontroll të flakëve.
Zyrtarët vlerësojnë se vatra më e nxehtë është ajo në Majën e Rrunës, në Kukës pikërisht në pjesën sipër tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit, që lidh Shqipërinë me Kosovën.
Lufta me zjarret vazhdon edhe në fshatin Munellë të Mirditës, në fshatin Patalej të Lezhës, në Gjallicë të Kukësit, Vermosh të Malësisë së Madhe, Shetaj të Durrësir si dhe në fshatrat Cakran dhe Gjorgos të Fierit.
Autoritetet pohuan se 3 helikopterë po punojnë për të shuar zjarret nga ajri, dy prej të cilëve erdhën nga Bashkimi Europian.
Opozita fajësoi qeverinë për keqmenaxhim, paaftësi, shpërdorim detyre dhe korrupsion në përballimin e zjarreve.
Partia Demokratike deklaroi se qeveria po mbulon shpërdorimet me gënjeshtra dhe propagandë, sepse në fakt ka vetëm një helikopter te vetin në këto operacione.
?Korrupsioni që ka shkrumbuar financat e shtetit i ka lënë qytetarët dhe pasuritë natyrore pa mbrojtje, ndërsa punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë detyrohen të përballen me zjarrin me mjete rrethanore? – thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.
Për rreziet dhe dëmet e zjarreve reagoi sot edhe ambasada e SHBA-ve në Shqipëri.
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, shkroi në rrjetet sociale se ?Ambasada Amerikane është e pikëlluar nga shkatërrimi prej zjarreve në jug. Ekspertët amerikanë të luftës kundër zjarreve mbërritën këtë fundjavë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare? – tha ambasadorja Kim.
Përveç kësaj ndihme, shkruan ambasadorja amerikane, nga pajisjet e USAID -it të dhuruara më parë nga ushtria amerikane duke përfshirë ?kova Bambi? për helikopterë, kostume zjarrfikëse, sëpata, lopata, pajisje mbrojtëse personale, etj., po përdoren tani për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe bizneset shqiptare./voa
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njoft...
Kjo fundjavë sjell ulje të lehta të temperaturave ku maksimu...
Moti vijon i kthjellët sot në të gjithë vendin deri në mesdi...
Vija bregdetare mbeten në pjesën më të madhe të ditës në mbi...
Orët e para të ditës mbeten në mbizotërimin e kthjellimeve d...
Orët e para të ditës mbeten në mbizotërimin e kthjellimeve d...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se është rritu...
Mbetemi në mbizotërimin e motit të kthjellët gjatë paradites...
Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të jetë kryesisht në ...
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të f...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ...
Vija bregdetare do të jetë në dominimin e kthjellimeve përgj...
Rreth 1/3 e popullsisë së Shqipërisë është imunizuar ndaj Co...
Moti sot parashikohet të jetë i qëndrueshëm, ndërsa në zonat...
Territori shqiptar në orët para të ditës do të jetë në domin...
Rajoni është goditur nga vala e të nxehtit afrikan ditët e f...
Që prej viti 2013, 30 korriku është caktuar si ”Dita Botëror...
Rikthehen radhët e emigrantëve në doganën e Kapshticës.Ashtu...
Moti i kthjellët do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të ...
Shqipëria po përjeton një valë të zgjatur emigracioni, që po...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...