Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ersuin Shehu
Pesë vjet më parë u miratua paketa ligjore e Reformës në Drejtësi. Mes përfaqësuesve të bizneseve, reagimi më domethënës ishte nga një sipërmarrës i sektorit të ndërtimit. Kur e pyetëm për këtë ndikim, ai u revoltua dhe nuk e perceptonte se për çfarë ndikimi mund të bëhej fjalë, ?kur ai kishte pesë vjet në gjykatë për një çështje administrative?.
Deri tani, reforma është një kantier i hapur dhe ato që janë ndier më shumë janë efektet anësore, si ngadalësimi apo bllokimi i punës në gjykatat e të gjitha niveleve, për shkak të uljes së numrit të gjyqtarëve nga vetting-u, apo për shkak të bllokimeve të natyrës politike dhe procedurale, siç ka ndodhur për shumë vite me Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.
Edhe sot e kësaj dite, Gjykata e Lartë ka vetëm 7 gjyqtarë (nga 19 që duhet të ketë) dhe në të qëndrojnë në pritje për t?u gjykuar 36 mijë dosje. Sipas bizneseve, probleme të mbingarkesës me çështje ka edhe në gjykatat e niveleve të tjera, sidomos në Gjykatën e Apelit Administrativ.
Mbështetur në disa analiza të shoqërisë civile lidhur me rezultatet e deritanishme të reformës, vlerësohet se numri i çështjeve pezull në gjykata mund të jetë afërsisht 100 mijë. Pavarësisht emërimit të magjistratëve të rinj gjatë këtyre dy viteve, sistemit gjyqësor i mungojnë rreth 150 gjyqtarë dhe prokurorë. Për shembull, nga 78 gjyqtarë të përcaktuar në organikën e Gjykatave të Apelit, deri në fund të vitit 2020 kanë ushtruar detyrën vetëm 41 gjyqtarë.
Sipas një raporti për Qëndrueshmërinë e Reformës në Drejtësi, të përgatitur nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, ngarkesa e punës së gjykatave është rritur me 25% krahasuar me periudhën para fillimit të reformës.
Reforma ende vazhdon në shtyllën kryesore, atë të vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Deri tani, janë më shumë se 220 gjyqtarë dhe prokurorë të cilët janë eliminuar nga ky proces, nëpërmjet shkarkimit apo dorëheqjes. Reforma në Drejtësi është një çështje shumë e rëndësishme edhe në këndvështrimin e klimës së biznesit dhe sipërmarrjes, qoftë në mënyrë direkte, apo indirekte. Veç marrëdhënies direkte me gjykatat, Reforma në Drejtësi pritej të ndikonte disa nga plagët e tjera madhore të klimës së biznesit, si niveli i lartë i korrupsionit dhe funksionimi i dobët i shtetit të së drejtës në tërësi.
Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar është shpresa më e madhe për fundin e pandëshkueshmërisë. Veç të tjerash, SPAK ka objekt hetimin dhe gjykimin e veprave penale nga funksionarët publikë të të gjitha niveleve. SPAK-u përbëhet nga Prokuroria e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Gjykatat Speciale. Këto organe zëvendësuan Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe Gjykatën për Krimet e Rënda, por me kompetenca më specifike, të orientuara kryesisht te veprat penale të korrupsionit dhe grupeve kriminale.
SPAK dhe Gjykatat Speciale janë funksionale që në fillim të vitit 2020. Por, Byroja e Hetimit, e cila asiston SPAK në hetime, ka nisur të funksionojë vetëm javët e fundit me 28 hetues nga 60 vende të shpallura të lira. Këtë vit, SPAK ka urdhëruar disa arrestime të drejtuesve në administratë dhe sistemin e drejtësisë, përfshi kryetarë bashkie, zëvendësministra, gjyqtarë, prokurorë, si dhe nëpunës të niveleve të ndryshme në institucionet e pushtetit qendror dhe vendor.
Kosto e reformës, vetëm vetting-u ka kushtuar rreth 32 milionë euro
Reforma në Drejtësi ka pasur një kosto të konsiderueshme financiare për taksapaguesit shqiptarë. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se në vitin 2021, buxheti i institucioneve të sistemit të drejtësisë është parashikuar në 7.7 miliardë lekë. Kjo shifër përfshin buxhetet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gjykatës Kushtetuese, Shkollës së Magjistraturës, Institucioneve të Sistemit të Drejtësisë (institucionet e vetting-ut dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar (SPAK).
Buxheti është rritur në mënyrë progresive, vit pas viti, dhe për këtë vit ka një vlerë 76% më të lartë krahasuar me vitin 2016, kur u miratua paketa ligjore e Reformës në Drejtësi.
Nëse koston e drejtpërdrejtë të Reformës në Drejtësi për buxhetin e shtetit do ta matim me totalin e shpenzimeve shtesë të kryera në periudhën 2017-2021 (kundrejt buxhetit 2016) kostoja e Reformës në Drejtësi rezulton rreth 7.2 miliardë lekë, ose rreth 59 milionë euro me kursin aktual.
Vetëm kostoja e institucioneve të reja të ngritura pas reformës, si strukturat e vetting-ut, ILD, SPAK dhe KLP deri tani ka arritur në mbi 3.9 miliardë lekë, ose rreth 32 milionë euro. Nga këto, 2.75 miliardë lekë kanë kushtuar strukturat e ISD, 861 milionë lekë SPAK dhe 316 milionë lekë KLP.
Shembull tjetër i kostove të lidhura me reformën është buxheti i Shkollës së Magjistraturës. Nga 70 milionë lekë që ishte në vitin 2016, buxheti i kësaj shkolle në vitin 2021 ka arritur në 307 milionë lekë. Shkarkimi i qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve nga vetting-u ka krijuar shumë vende të lira në këto struktura, duke shtruar nevojën për përgatitjen e më shumë magjistratëve nga shkolla e posaçme.
Nga ana tjetër, edhe shkarkimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve ka krijuar kosto, nga pagesa me 80% e pagës së tyre që nga momenti i vendimit për shkarkim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, deri në marrjen e vendimit të formës së prerë, nga Komisioni i Pavarur i Apelit. Kosto e këtyre magjistratëve që kanë vazhduar të paguhen, edhe pa kryer funksionin e tyre, përfshihet në shtesat e buxhetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorisë së Përgjithshme.
Për vitin 2021, KLGJ ka një buxhet prej 3.24 miliardë lekësh, ndërsa buxheti i institucionit që kryente këtë funksion në 2016 (Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor) ishte vetëm 1.9 miliardë lekë. Për vitin 2021, buxheti i Prokurorisë së Përgjithshme ka arritur në 2.24 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2016 kishte 1.47 miliardë lekë.
Dhjetëra milionë euro mbështetje nga donatorët
Reforma në Drejtësi ka qenë një ndër projektet që ka siguruar mbështetjen më të madhe financiare nga parnerët e huaj në vitet e fundit. Mbështetja më e madhe ka ardhur nga Bashkimi Europian dhe nga SHBA. Raporti për Qëndrueshmërinë e Reformës në Drejtësi, i përgatitur nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, evidneton se deri në vitin 2020 vetëm Bashkimi Europian ka dhënë një mbështetje me rreth 42 milionë euro për Reformën në Drejtësi.
Në vitin 2019, Bashkimi Europian nisi edhe zbatimin e projektit BE për reformën në drejtësi, me vlerë totale, me vlerë 35 milionë euro, i shtirë në periudhën qershor 2019-janar 2023. Sipas informacionit të faqes së projektit, deri tani ai është realizuar në masën 11% (rreth 3.85 milionë euro).
Në vitin 2016, Agjencia Amerikane për Ndihmën e jashtme USAID prezantoi projektin ?drejtësi për të gjithë?, me vlerë 9 milionë dollarë amerikanë. Objektivi i këtij projekti, i shtrirë në periudhën 2016-2021, ka qenë t?i vijë në ndihmë drejtuesve të gjyqësorit për të përmirësuar punën e gjykatave në Shqipëri, duke prezantuar standarde gjyqësore gjithëpërfshirëse për efektshmërinë, transparencën, aksesin dhe llogaridhënien. Po në këtë kuadër, USAID i ka ofruar mbështetje edhe organizatave të shoqërisë civile, gazetarisë investigative dhe medias për të forcuar rolet e tyre si aktorë të rëndësishëm në procesin e reformës në drejtësi dhe si mbikëqyrës të zbatimit të reformave.
Përveç fondeve që kanalizohen nëpërmjet buxhetit, ligji organik iu lejon organeve të SPAK të përfitojnë edhe mbështetje direkte nga projekte të partnerëve ndërkombëtarë. Në raportin vjetor të 2020, Prokuroria e Posaçme raportnte një kontribut prej rreth 20 milionë lekësh nga donatorë të ndryshëm./Monitor
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar në lidhje ...
Kryeministri Edi Rama bën të ditur se në vendin tonë kanë mb...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar fo...
Në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur 3 helikopterë, dy nga...
Ambasadorja e SHBA, në Tiranë, Yuri Kim po kalon disa ditë p...
Nëse po pyesni veten se çfarë janë pomatet, është pikërisht ...
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 3,753 testime k...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën të ditur se Forcat e ...
Situata e fundit e dëmtimeve të mëdha nga zjarret ka rikthye...
Në muajin Prill të këtij gazetari investigativ, Artan Hoxha ...
Policia Rrugore ka shtuar masat pasi flukset në akset rrugor...
Sot ka mbërritur në Rinas, helikopteri i parë nga Çekia, ndë...
Ka mbërritur nga Çekia helikopteri i parë, i cili do ti vijë...
Vetëm në 24 orët e fundit në Spitalin Infektiv janë shtruar ...
Sipas MeteoAlb, e diela do të mbizotërohet nga moti i kthjel...
Ditën e sotme në Portin e Durrësit janë kapur 7 kg lëndë nar...
“Për të marrë pjesë në koncerte apo aktivitete masive publik...
Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka zbuluar se Shkodë...
Zbulohet dosja e rrëmbimit te 12-vjecarit Ronaldo Tanushi, n...
Dy vitet e fundit në Shkodër ka patur një rritje të ndjeshme...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...