web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Treguam solidaritetin europian”/ Soreca përshëndet ndihmën për zjarret

6 Gusht 2021, 18:16, Aktualitet CNA

Në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur 3 helikopterë, dy nga Holanda dhe një nga Çekia, në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, për shuarjen e zjarreve në territorin e Shqipërisë.

Ndërkohë në lidhje me mbërritjen e helikopterëve ka reaguar edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Në një postim në rrjetet sociale, Soreca përshëndeti ndihmën e ardhur sot në Shqipëri për luftën kundër zjarreve masive që janë ende aktive në zona të ndryshme të vendit.

?Ndërkohë që beteja kundër flakëve vazhdon, vijon edhe solidariteti i Bashkimit Europian ndaj popullit shqiptar?, shkruan ambasadori në rrjetet sociale.

Kujtojmë këtu se nga Çekia mbërriti helikopteri i parë, nga 3 që pritet t?i bashkohen flotës së ndihmës për shuarjen e flakëve. Bashkë me helikopterët, pjesë e ndihmës janë edhe mbi 50 forca ushtarake të specializuara në fushën e emergjencave civile, të cilët do t?i bashkohen efektivëve shqiptarë që prej ditësh janë në përpjekje të pandërprera për shuarjen e flakëve në disa zona të Shqipërisë.

 

While the battle against #forestfires in #Albania??continues, so does #TeamEurope?? solidarity towards ??people.
Firefighting ? from #CzechRepublic?? and #TheNetherlands?? have arrived today, coordinated and co-financed by @eu_echo??Civil Protection Mechanism. #EUCivPro https://t.co/dhRWXCvueE

? Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) August 6, 2021





Lajmet e fundit nga