Femrat, më të interesuara për të punuar në administratë/ Zënë 54% të aplikimeve
Femrat janë më të interesuara për të punuar në administratën...
Sektori i tregtisë ka pësuar tkurrje në dekadën e fundit, si në drejtim të numrit të bizneseve ashtu edhe në peshën që ka në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB).
Sipas INSTAT, bizneset aktive në sektorin e tregtisë në vitin 2020 ishin gjithsej 43,668, niveli më i ulët i dekadës që nga viti 2011. Gjithashtu pesha e sektorit në PBB ra me 1 pikë përqindje gjatë 10 viteve të fundit, duke shkuar nga 16.6% në 2011 në 15.5% në vitin 2020.
Sektori i tregtisë po tkurret për dy arsye themelore, që vijnë nga ndryshimet strukturore të sektorit dhe uljes së popullsisë nga emigracioni i lartë.
Vitet e fundit, hapja e qendrave tregtare ka ndikuar në përqendrimin e shitjeve me pakicë të veshjeve dhe zgjerimi i rrjeteve të supermarketeve ka përqendruar shitjet me pakicë të ushqimeve nga dyqanet e vogla në njësi më të mëdha.
Referuar të dhënave të INSTAT, nga viti 2011-2020 janë larguar nga vendi 400-600 mijë persona. Tkurrja e popullsisë sidomos në qarqe ka ulur konsumin dhe për rrjedhojë numrin e bizneseve që merren me tregti.
Vetëm në vitin 2020, në të gjithë vendin u mbyllën 1.5 % e bizneseve në sektorin e tregtisë ose 656 të tilla. Kjo si rrjedhojë e efekteve negative të pandemisë, ku tregtia ishte ndër më të goditura në disa segmente të veçanta të tregut, sidomos veshjeve.
Falimentet më të mëdha në bizneset e tregtisë u panë në disa bashki të vogla si Fushë-Arrësi, Skrapari, Pusteci, Belsh, Klos, Has, ku mbylljet në përqindje ishin me ritme dyshifrore.
Në ana tjetër disa bashki panë rritje të bizneseve në sektorin e tregtisë. Në Konispol vitin e kaluar numri i bizneseve shënoi rritje vjetore 7.3%, në Cërrik 5.7%, në Dibër 4.3%, Urën vajgurore 4.3%, Librazhd 3.6%.
Vitin e kaluar, zgjerimin më të madh e kishin bizneset në sektorin e ndërtimit dhe të bujqësisë. Të dy këta sektorë nuk u ndikuan nga pandemia dhe kanë parë flukse më të larta të aktivitetit se sa në viti normal.
Sipas anketave të Bankës së Shqipërisë në kuadër të Indeksit të Besimit me 2020 rezultoi se bizneset në sektorin e shërbimeve dhe ndërtimit ishin më optimiste edhe në drejtim të punësimit. Në kundërt bizneset, në sektorin e tregtisë ishin më pesimiste./ Monitor
Femrat janë më të interesuara për të punuar në administratën...
Muaji gusht ka nisur me një rënie të euros në tregun e brend...
Prej 4 javësh administrata tatimore ka nisur aksionin për ve...
Rritja ekonomike e vendit në dekadën e fundit është shpërnda...
Flet Sherefedin Shehu, ish-zv.ministër i FinancaveSherefedin...
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka njoftuar se ë...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka ...
Monedha e përbashkët ka shënuar rënie të vazhdueshme në treg...
Euro pësoi një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me le...
Auditi i brendshëm i qeverisë, nëpërmjet 18 treguesve të per...
Kriptovaluta është një temat më të nxehta të ekonomisë botër...
Ministria e Financave ka paguar nga buxheti i shtetit për ko...
Shumë bare në kryeqytet e bregdet kanë rritur çmimet e kafes...
Një ditë më parë është hapur Bypass-i i Vlorës, një arterie ...
Ngadalësimi i pandemisë COVID-19 dhe rikthimi i ekonomisë në...
Shoqata e biznesit i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetë...
Edhe pse emergjenca pandemike dhe ajo e tërmetit ishin në ku...
Sistemi i Prokurimit Publik rezultoi një nga fushat me probl...
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve për të shkuar drejt parame...
Veshjet e rehatshme, bazike dhe “casual” janë ato që kanë pa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...