Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Duke marrë parasysh përhapjen e rasteve të variantit delta të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët po vendosin rregulla të reja për mbajtjen e maskës, madje disa punëdhënës dhe pronarë restorantesh kanë filluar të kërkojnë dëshmi të vaksinimit nga klientët e tyre.
Shtetet e Bashkuara po përballen me një rritje të rasteve të Covid-19, për shkak të variantit të tij më ngjitës delta. Në dy spitale në San Francisko janë infektuar më shumë se 200 punonjës. Sipas gazetës The New York Times, shumica e tyre ishin plotësisht të vaksinuar. Gjatë fundjavës, Florida theu rekordin e saj një-ditor për nga numri i rasteve të reja, duke shënuar mbi 21,000 infeksione.
“Në fakt, ne po ndeshemi në një sfidë shumë serioze të shëndetit publik, me një virus që ka një aftësi të jashtëzakonshme të përhapet shpejt nga një person tek tjetri”, thotë këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësinë, Dr. Anthony Fauci.
Duke marrë parasysh se 100 milionë amerikanë nuk kanë bërë vaksinën, zyrtarët po përpiqen të marrin masa të reja. Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden njoftoi se punonjësit federalë duhet të vaksinohen, ose do të përballen me testime të detyrueshme, një veprim që disa sindikata të punonjësve e kritikuan, duke e konsideruar një shkelje të të drejtave të punëtorëve nga qeveria.
Ndërkohë, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë që të gjithë, madje edhe të vaksinuarit, të mbajnë maskën në ambientet e brendshme, ku mundësitë e transmetimit të virusit janë të larta. Mjeku i Dhomës së Përfaqësuesve e ka bërë të detyrueshëm mbajtjen e maskës për të gjithë personelin e Kongresit. Disa ligjvënës e kritikuan rregullin e ri, i cili nuk prek Senatin.
“CDC-ja është bërë një krah politik i administratës dhe dëshiron të kontrollojë çdo aspekt të jetës sonë”, tha udhëheqësi i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy.
Rekomandimet e reja të shëndetit publik mund të shkelin lirinë personale të njerëzve, thotë Dr. Fauci, por edhe moszbatimi i tyre mund të jetë shkelje e të drejtave të individëve.
“Nëse infektoheni, edhe nëse nuk shfaqni simptoma, ju mund të infektoni një person tjetër që mund të jetë i pambrojtur dhe mund të sëmuret rëndë. Pra, në thelb, ju po shkelni të drejtat e tyre individuale sepse po i rrezikoni ata”, thotë këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësinë.
Ndryshimi i rregullave mund të ketë një efekt pozitiv. Sipas njoftimeve të rrjetit CNN, ritmi i vaksinimit në Shtetet e Bashkuara u rrit 21% javën e kaluar krahasuar me tre javët e mëparshme. Rritja e nivelit vaksinimit është edhe më e lartë në disa shtete jugore, të cilat kanë nivelet më të ulëta të vaksinimit në vend./VOA
Vrapuesja olimpike bjelloruse, Krystsina Tsimanouskaya, plan...
Komisioni gjerman i vaksinimit Stiko nuk rekomandon vaksinim...
Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara besojnë se Iran...
Shumë shtete në mbarë botën, përfshirë edhe Kosovën, po rapo...
Gjermani Christian Schmidt më 1 gusht merr detyrën e përfaqë...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një turiste 2...
Dy lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në Gre...
Hakerët rusë që kryen fushatën masive kibernetike ndaj kompa...
Zjarrfikësit në Greqi dhe Turqi po vijojnë betejën me zjarre...
Në njoftimin zyrtar të autoriteteve italiane thuhet se në 24...
Një studim i ri amerikan, tregon, se varianti Delta i virusi...
Irani ka hedhur poshtë akuzat e Izraelit se Teherani qëndron...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar iniciativë...
Shtimi i rasteve të infektimeve në Francë ka detyruar shoqat...
Për të penguar përhapjen e virusit në fund të pushimeve të v...
Më shumë se 200 punonjës në dy spitalet kryesore në San Fran...
Në internet qarkullojnë lajme të rreme, sipas të cilave në z...
Një ngajrje e rëndë është regjistruar në SHBA, ku e reja shq...
Keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes janë mjaft të pranishme n...
Në Turqi turistët e tronditur nxituan drejt brigjeve të deti...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...