web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Brdaric kapet me Latifin, nuk do e besoni sa tifozë ndoqën nga stadiumi Vllaznia-AEL Limasol

30 Korrik 2021, 20:26, Sport CNA

Temperatura të larta, një stadium i tejmbushur me gati 8 mijë vetë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që zgjedh të shikojë Vllazninë nga ?Loro Boriçi? dhe në fund një përcjellje fantastike e Eni Imamit nga tifozët. Këto, por jo vetëm, janë disa nga pikantet e ndeshjes së djeshme në Shkodër, që ?Panorama Sport? ua sjell.

* Ndeshja nisi në orën 21:00, por sërish vapa ishte gati asfiksuese dhe ndihej shumë në stadium. Edhe pse mbrëmje dhe orar i vonë, temperaturat gjatë zhvillimit të ndeshjes nuk u ulën nën 29 gradë.

* Në krah të sponsorit të Vllaznisë, Alban Xhaferi, këtë herë u pa presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ky i fundit bëri një vizitë surprizë në Shkodër, në një kohë që përpara ndeshjes pritej që të ishte në stadium edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, por në momentet e fundit u ndryshua axhenda e kreut të shtetit.

* Atmosfera e ndeshjes Vllaznia-AEL Limasol është ndierë që në orët e para të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Shkodrës. Fanellat dhe flamujt kuqeblu mbizotëronin në çdo rrugë të qytetit verior. Afro një orë e gjysmë para fillimit të takimit ka nisur që të futen tifozët në shkallët e stadiumit, duke krijuar një atmosferë të paparë. Rreth 8 mijë mbushën shkallët e impiantit, duke i dhënë zemër Vllaznisë. Klubi kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë që të lejonte tifozët në kapacitet të plotë të stadiumit, jo 30%, por në një ndeshje si kjo, askush nuk mund të ndalte shkodranët që gjetën çdo mënyrë të qenë pranë ekipit.

* Arbitri nga Irlanda, Rob Harvei, acaroi jo pak tifozët shkodranë në fundin e pjesës së parë, duke pritur që lojtari i qipriotëve, Zdravkovski, të lidhte këpucët brenda fushës dhe jo jashtë saj.

* Gjyqtarët nga Irlanda dhe portieri i AEL-it, Vozinja, kanë pasur të njëjtat ngjyra të fanellave. Mirëpo, duke pikasur këtë, kryesori i takimit, menjëherë i ka kërkuar portieri të ndryshojë fanellën.

* Trajneri Tomas Brdariç ka kërkuar më shumë nga Liridon Latifi gjatë ndeshjes së djeshme. Në pjesën e dytë, për afro 5 minuta gjermani ka këshilluar lojtarët e tjerë që loja të fokusohet pikërisht te Latifi.

* Pas një topi që po dilte në anësore në minutën e 49-të, Brdariç fut këmbën dhe dhuron spektakël me topin, duke marrë duartrokitje.

* Përsëriten skenat me sende në fushë afër fundit të lojës nga tifozët kuqeblu, pavarësisht apelit të klubit përmes fonisë. Vonesa e lojës në fund pas dëmtimit të lojtarit Santos të AEL-it irritoi shkodranët.

* Momente emocionuese pas përfundimit të ndeshjes, ku tifozët duartrokasin Vllazninë dhe për më tepër Eni Imamin. Për mbrojtësin kjo ishte ndeshja e fundit me fanellën e Vllaznisë, pasi do të vazhdojë karrierën me Dinamon. Pasi doli nga dhomat e zhveshjes, Imai i dhuroi fanellën njërit prej tifozëve kuqeblu.





Lajmet e fundit nga