web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Historike për Laçin, kalon Kraiovën dhe kalon më tej në Conference League

29 Korrik 2021, 20:38, Sport CNA

Laçi ka bërë historinë duke marrë një barazim heroik 0-0 përballë rumunëve të Krajovës duke u kualifikuar më tej në Ligën e Konferencës.

Kurbinasit ishin dominues në të gjitha aspektet duke zhvilluar një super ndeshje me plotë raste për shënim. Ndeshja u duk sikur nuk do të mbaronte kurrë pasi gjyqtari e la të luhej deri në minutën e 100-të.

Laçi i falet fitores 1-0 në sfidën e parë për tu kualifikuar më tej. Një sukses mjaft i madh për Laçin që thyen mallkimin e mëparshëm që nuk kishte arritur të kualifikohej kurrë në një tur më shumë se kaq.





Lajmet e fundit nga