web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Brdaric fut titullar Liridon Latifin, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Vllaznia-AEL Limasol

29 Korrik 2021, 17:56, Sport CNA

Duke filluar nga ora 21:00, Vllaznia do të zbresë në fushë përballë rivalëve qipriotë të AEL Limasolit për ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Shkodranët pas humbjes 1-0 në sfidën e parë, kanë të gjitha mundësitë për të përmbysur rezultatin dhe pse do të jetë e vështirë. Vllaznia tregoi se është ekip me shpirtin e garës, duke përmbysur boshnjakët e Shirokit pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë.

Sigurisht, një mbështetje e madh do të vijë dhe nga tifozët mbrëmjen e sotme, pasi priten të jenë 6 mijë mbështetës të shkodranëve në ??Loro Boriçi?? për këtë takim. Trajneri Brdariç ka zgjedhur një formacion 4-3-3 për sfidën e sotme, ku blerja më e re Liridon Latifi do ta nisë si titullar ndeshjen.

FOMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Kaleziç, Kruja, Hoxhaj, Latifi, Trajner: T.Brdariç

AEL Limasol: Vozinja, Santos, Teikseira, Ristevski, Mazan, Zdravkovski, Medojeviç, Sito Riera, Torres, Skepoviç, Euller, Trajner: D.Kerkez





Lajmet e fundit nga