web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U ngjit në Bundesligë, Mërgim Mavraj largohet nga Grojther Furthi

6 Korrik 2021, 15:56, Sport CNA

Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptar, Mërgim Mavraj ka zyrtarizuar largimin nga skuadra gjermane e Grojther Furthit pas ngjitjes së këtyre të fundit në Bundesliga.

Nëpërmjet një postimi në ??Instagram??, Mavraj ka falënderuar të gjithë shokët e skuadrës dhe stafin për bashkëpunimin.
?Pas ngjitjes për herë të dytë në Bundesliga me Grojther, më duhet të përshëndetëm për herë të dytë me ju. Mirënjohja është pjesë e ndarjes. Jam shumë mirënjohës për aventurën e dytë të suksesshme në Furth. Baza e çdo suksesi është gjithmonë besimi. Kështu që një falënderim i veçantë shkon për Rashid Azuzi, i cili më dha besimin në dy kapitujt e mi me Grojther.

Ndihem mirë që ia kam shpërblyer besimin me performanca pozitive dhe sukses. Shokët e skuadrës më kanë ndihmuar të përmirësohesha nga ditë në ditë, edhe ata e meritojnë mirënjohjen time. Brenda dhe jashtë fushës, kam pasur shumë njerëz të shkëlqyeshëm pranë meje. Dua të falënderoj edhe tifozët për mbështetjen e tyre. Çdo rrugëtim sjell ide të rëndësishme. Dhe njohuria është më e rëndësishme se suksesi më i madh, sepse edhe sukseset unike janë kujtime që zbehen me kalimin e kohës. Faleminderit?, shkruan ish-kapiteni i Kombëtares.





Lajmet e fundit nga