Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Partia Demokratike ka reaguar sot nëpërmjet deputetit Enkelejd Alibeaj në lidhje me operacionin anti-drogë të nisur nga Anti-mafika italiane.
Alibeaj ka lëshuar akuza ndaj Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke thënë se i gjithë shteti ishte vendosur në shërbim të trafikut të drogës.
?Sikurse dëshmon hetimi i antimafias italiane, radarët e një shteti anëtar të NATO-s janë fikur në shërbim të trafikut të drogës dhe fikja e tyre shpërblehej me 15 mijë euro.
Përballë hetimit të nisur nga Antimafia Italiane, Rama hesht.
Hesht sepse çdo gjë që ka ndodhur në vitet e kanabizimit të Shqipërisë është bërë me lejen e Edi Ramës.
Nëse nuk do të ishte kështu, Rama nuk do të kishte votuar në Parlament për të mos i dhënë leje prokurorisë për të arrestuar Saimir Tahirin në vitin 2017?, është shprehur Alibeaj.
Reagimi i PD-së
Operacioni i nisur nga Antimafia Italiane ka konfirmuar edhe njëherë se kanabizimi i vendit, kthimi i Shqipërisë në Kolumbinë e Europës, ishte një projekt ogurzi nëpërmjet të cilit regjimi që sot mban peng Shqipërinë, kriminalizoi policinë, duke e kthyer në rojtare të parcelave të kanabisit dhe punëtorë krahu për ngarkimin e gomoneve me drogë, kriminalizoi institucionet, kriminalizoi ekonominë me pastrimin e parave të drogës dhe shkatërroi në mënyrë sistematike zgjedhjet, duke përdorur paratë e pista për të blerë vota.
Më shumë se 1 mijë e 400 herë Partia Demokratike ka denoncuar Saimir Tahirin për lidhjet me organizatat kriminale dhe trafikun e drogës. Po kaq herë Saimir Tahiri është mbrojtur nga Edi Rama si ?kampion i luftës ndaj krimit?.
Koha na dha të drejtë.
Sot para syve të shqiptarëve dhe botës mbarë, falë operacionit të Antimafias Italiane, shohim përsëri se pas kushërinjve të Saimir Tahirit, që me bekimin e ministrit dhe me makinën e tij trafikuan miliona euro hashash dhe se milionat eurove përdoreshin për blerjen e zgjedhjeve, radhën për të tronditur opinionin publik e kanë shoqëruesit e Saimir Tahirit.
Veprimet e tyre dëshmojnë se si, me urdhër politik, i gjithë shteti ishte vendosur në shërbim të trafikut të drogës, nga mbrojta e parcelave, te ngarkimi i gomoneve deri te fikja e radarëve.
Fatkeqësisht, ndryshe nga sa deklaroi policia, shoqëruesit e Tahirit Agustin Deda dhe Hekuran Marku, nuk janë nën arrest.
Arsyet për këtë janë të vetëkuptueshme. Arrestimi i tyre ekspozon Tahirin dhe Ramën.
Ky mashtrim i kryer për të mbrojtur urdhëruesit e kanabizimit të vendit, nuk është as i pari dhe as nuk do të jetë i fundit.
Por përsëri koha do t?i jap të drejtë Partisë Demokratike, sikurse na ka dhënë të drejtë për një tjetër mashtrim publik, atë të radarëve.
Të tre mashtruan për fikjen me porosi të radarëve. Sikurse dëshmon hetimi i antimafias italiane, radarët e një shteti anëtar të NATO-s janë fikur në shërbim të trafikut të drogës dhe fikja e tyre shpërblehej me 15 mijë euro.
Përballë hetimit të nisur nga Antimafia Italiane, Rama hesht.
Hesht sepse çdo gjë që ka ndodhur në vitet e kanabizimit të Shqipërisë është bërë me lejen e Edi Ramës.
Nëse nuk do të ishte kështu, Rama nuk do të kishte votuar në Parlament për të mos i dhënë leje prokurorisë për të arrestuar Saimir Tahirin në vitin 2017.
Nëse nuk do të ishte kështu, Rama nuk do të kërcënonte, transferonte, hiqte nga puna dhe burgoste oficerët e policisë që denonconin lidhjet e politikës me trafikun e drogës, si në rastin e Dritan Zaganit.
Nëse nuk do të ishte kështu, pra nëse kryeministri nuk do të lejonte që me urdhër politik shteti të kthehej në një ndërmarrje të prodhimit të hashashit, Shqipëria e vogël nuk do të renditej e para në Europë dhe e gjashta në Botë për prodhimin e hashashit, sikurse tregojnë edhe raportet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Nëse nuk do të ishte kështu, Edi Rama nuk do të lejonte pastrimin e parave të drogës në përmasat e tmerrshme që ka marrë në Shqipëri, duke kapur shifrën 1.6 miliardë euro pikërisht në vitet e lulëzimit të kanabisit në mbarë vendin, sikurse tregon raporti i Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar.
Për çdo shqiptar e vërteta është fare e qartë, asgjë nuk ka ndodhur pa lejen e Edi Ramës.
Kësaj të vërtete nuk mund t?i shmanget as SPAK, i cili duhet të hetojë sa më parë përfshirjen e ministrave, zyrtarëve të lartë dhe vetë Edi Ramës në projektin politik të kanabizimit të vendit dhe dorëzimin e Shqipërisë në duart e trafikantëve të lidhur me politikën.
Partia Demokratike ka denoncuar me fakte se modeli i regjimi i ndërtuar nga Edi Rama i ka rrënjët te fushat e kanabisit, te trafiku i drogës, te futja e kriminelëve në politikë dhe te vjedhja e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin.
Ne nuk jemi dorëzuar përballë këtij regjimi, në nuk do dorëzohemi deri ne çmontimin e tij!
Prandaj, bashkë me shumicën e shqiptarëve dhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtar, ne do vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën tonë zhbërjen e këtij modeli që shkatërron institucionet dhe me paratë e krimit vret demokracinë./CNA.al
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku k...
Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit ka dhënë vend...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila njëkohësisht ës...
Me ftesë të Kreut të Shtetit të Hungarisë, Presidenti i Repu...
Analisti dhe profesori i Universitetit të Tiranës tashmë me ...
Kryeministri Edi Rama është shfaqur mëngjesin e sotëm me një...
“Gjykata Kushtetuese t’u thotë jo të prerë diplomatëve kushd...
Avokati Spartak Ngjela vijon të jetë në zë mjaft kritik, nda...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar një status të veça...
E përdorën dhe shpërdorën e më në fund vetë mentorja e vet M...
Kejdi Mehmetaj, e cila “u dogj” nga Monika Kryemadhi, kryeta...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për ...
Deputetja e PD Jorida Tabaku një intervistë për për “E-ZONE”...
Është ndarë nga jeta para kohe ish-zyrtari i njohur i Partis...
Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sot...
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka dalë me...
Me qytetarinë, kulturën dhe jetën nën tingujt e serenatave, ...
Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHPZhvillimi ...
Nëse do të kishte një dekoratë për mashtrime dhe gënjeshtra,...
Në vitin 2014, vila luksoze dhe përrallore e Presidentit të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...