Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Deputetja e zgjedhur e PD-së, Albana Vokshi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.
Në një deklaratë për mediat, Vokshi i ka drejtuar një thirrje të fortë SPAK, që të arrestojë kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Vokshi tha nga selia blu se në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, qeveria nisi një revansh kundër shtetit të së drejtës dhe shkatërruan një vlerë historike dhe shpirtërore për kombin tonë.
?Partia Demokratike përshëndet vendimin e fundit të Gjykates Kushtetuese! Ky vendim dëshmon edhe një herë sa të drejta kanë qenë shqetesimet e vazhdueshme të PD për dhjetëra ligjet e vendimet antikushtetuese që ka miratuar e implementuar kjo qeveri në mugesë të Gjykatës Kushtetuese. Sa të drejta kushtetuese të shkelura, të mohuara, të nëpërkëmbura, nga një qeverisje që ka vepruar si bandë plaçkitëse për llogari të oligarkëve e bërë palë me krimin.
Sot është më e qartë se kurrë, se pikërisht në mungesë të Kushtetueses, regjimi ndërmori një revansh të ashpër ndaj shtetit të së drejtës. Ky revansh është edhe një nga arsyet e krizës politike që prej vitesh regjim ka nxitur në jetën e vendit dhe që masakra zgjedhore e 25 prillit nuk zgjidhi dot.
Shpallja ANTIKUSHTETESE e ligjit për ndërtimin e teatrit me PPP, që grabiste pronën publike, dhe vendimi për kalimin e Teatrit nga Ministria e Kukturës te Bashkia bën nul çdo vendimmarrje të Këshillit Bashkiak dhe Erion Veliajt mbi një pronë që nuk ju takon. Ky vendim është i paligjshëm.
Sot të gjithë e dinë se cilët janë barbarët që shkatërruan një vlerë historike dhe shpirtërore të kombit. Sot të gjithë e dinë se beteja disa vjeçare të Aleancës për Mbrojtjen Teatrin, e Partisë Demokratike dhe qytetarëve që i dolën në mbrojtje godinës ishte e drejtë!
Ajo betejë nuk ishte vetëm për Teatrin Kombëtar, si një vlerë e çmuar e trashëgimisë kulturore, për historinë e arkitekturës, për vlerat shumëplanëshe politike, historike, artistike, kulturore.
Jo, kauza e teatrit ishte shumë më shumë se kaq!
Ajo ishte dhe mbetet një kauzë në mbrojtje të ligjit themelor që na mban bashkë si shqiptarë, Kushtetutës, një kauzë në mbrojtje të demokracisë.
Pas këtij vendimi të GJykatës Kushtetuese, Partia Demokratike i kërkon SPAK të ngrihet në lartësinë e pritshmërive të qytetatëve shqiptarë dhe të nxjerrë nga sirtarët kallzimin e PD për shembjen e TK.
Gjykata Kushtetuese foli qartë dje se çdo vendimmarje për Teatrin Kombëtar ka qenë antikushtetuese ndaj kushdo që është kapur në flagrancë për korrupsion aktiv dhe për dëmin financiar miliona euro, të shkaktuar nga prishja e Teatrit Kombëtar, kushdo që ka abuzuar me pushtetin, duke filluar nga Edi Rama e Erjon Veliaj, çdo nënpunës në administratë që është bërë pjesë e vendimmarrjes antikushtetuese e antiligjore, çdo punonjës policie që u përfshi në aktin e dhunës së shembjes barbare, duhet të përgjigjet para drejtësisë.
Të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe sot SPAK duhet ta tregojë këtë duke arrestuar menjëherë Erion Veliaj, autorin dhe përgjegjësin direkt të shembjes së Teatrit, i cili ka shpërdoruar detyrën dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit ka shkatërruar një pasuri kombëtare.
Qytetarët shqiptarë duan drejtësi, qytetarët shqiptarë meritojnë drejtësi, prandaj krimi shtetëror i kryer nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj, i provuar nga trupa gjyqësore e Kushtetueses, duhet të ndëshkohet një orë e më parë.
PD konfirmon sërish mbështetjen e pakushtëzuar ndaj kauzës për rikthimin e Teatrit në identitetin e tij origjinal. Kjo kauzë kombëtare, ka në themel mbrojtjen e vlerave të artit, kulturës, trashëgimisë, qytetarisë dhe demokracisë, të cilat janë dëmtuar rëndë nga regjimi i pakicës, që më 25 prill vodhi shpresën e shqiptarëve për ndryshim.
Me shembullin e kësaj qëndrese, Partia Demokratike është e vendosur që bashkë me shumicën e shqiptarëve, t?i shkojë deri në fund betejës më të madhe, betejës patriotike për ti kthyer Shqipërisë dinjitetin e një vendi të lirë demokratik, për t?ë kthyer përsëri shpresën në zemrat e shqiptarëve.?-tha Vokshi.
Kujtojmë këtu se dje, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin për kalimin e pronësisë nga Ministria e Kulturës drejt Bashkisë Tiranë, ndërsa për prishjen e godinës nuk mori vendim për shkak të mos arritjes së korumit të nevojshem.
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1″, Ylli Manjani...
Presidenti Ilir Meta ka rënë në qetësi, që në kohën që ndaj ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendim...
Vendi është nën pushtetin e krimit. Rendi dhe siguria kanë r...
Presidenti Ilir Meta, ka apeluar që shqiptarët të mos largoh...
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion...
Kryeprokurori i përkohshëm i Kukësit, Edmond Karriqi, i cili...
Kreu i PD Lulzim Basha, pas humbjes së thellë me 25 Prill po...
“Ju vratë ëndrrat e çdo shqiptari për të jetuar në këtë vend...
SPAK njoftoi sot se mes 38 emrave të arrestuar në kuadër të ...
Ish koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka tr...
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për hapjen e listave për ish ...
Ish koordiatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ishte ...
Zvicra bëri një paraqitje heroike kundër Spanjës duke u elim...
Një zjarr masiv ka përfshirë disa kullota në afërsi të Mali...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardh...
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ndërti...
Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin për çështjen e Teatrit...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje të pr...
Sot KQZ vendosi të linte në detyrë kreun e Bashkisë Mallakas...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...