web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Greqia hap kufijtë/ Çfarë duhet të dini përpara se të udhëtoni

2 Korrik 2021, 07:28, Aktualitet CNA

Një ditë pasi Greqia njoftoi hapjen e kufijve për shqiptarët që duan të udhëtojnë për arsye jo esenciale, Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë ka dhënë detaje se cilat kategori mund të kalojnë dhe me çfarë duhet të jenë të pajisur udhëtarët.

Siç njoftoi pala greke, do të lejohet hyrja për në Greqi, për shtetasit shqiptarë me pasaportë, shtetasit me leje qëndrimi greke, shtetasit e tjerë evropianë, të cilët duhet të jenë të pajisur me testin e COVID-19 dhe të kenë të plotësuar formularin e regjistrimit PLF në adresën www.travel.gov.gr

Pasi të kenë marrë konfirmimin, do të lejohen për të hyrë në shtetin grek.

Në njoftim gjithashtu thuhet se do të lejohen të hyjnë në Greqi, mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusë, drejtuesit e të cilëve duhet të bëjnë regjistrimin e formularit PLF dhe duhet t?i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi.

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të funksionojë 24 orë, pa orar të limituar./CNA.al





Lajmet e fundit nga