I nxehti përvëlues/ Humbin jetën qindra persona në Kanada nga temperaturat e larta
Qindra persona kanë humbur jetën në Kanda, për shkak të valë...
Në ishullin grek Lesbos mbyllen ëndrrat e shumë refugjatëve që synojnë Europën. Udhëtimi i mëtejshëm drejt kontinentit është i pamundur. Por traineri i futbollit, Evangelos Spanos së paku u jep shpresë disave.
Me ekipin e futbollit të themeluar prej tij me refugjatët ?FC Cosmos” trajneri amator, Evangelos Spanos zbulon talentet nga Afrika e Azia duke u zgjuar atyre shpresa për një karrierë si profesionistë.
Mbetjet e strehimores së refugjatëve Moria në Lesbosshihen ende. Mbi 12.000 vetë kanë jetuar në të dhe zonat përreth. Derisa në shtator 2020 shopërtheu zjarri. Paul Asema Yongo nga Kameruni kaloi këtu dy vjet ? një periudhë e tmerrshme, që 20 vjeçari nga Kameruni as që do ta kujtojë, na thotë. Sot ai me shumë mundim e gjen vendin, se ku flinte atëherë dhe na e tregon. Madje ai sheh edhe përdhe edhe copëzat e filxhanit të tij të çajit të thyer. “Filxhanin ma kishte dhuruar Spanos”, thotë Paul.
Evangelos Spanos është trajneri amator i futbollit më i njohuri në Lesbos. E po ashtu ai është edhe shpëtimtari i Paulit. Sepse falë grekut Paul është sot sulmues në ekipin e futbollit të Aiolikos. Ekipi i ishullit sivjet vetëm për pak e humbi shansin të kualifikohej në ligën e dytë greke. Një sukses, që i dedikohet edhe tre lojtarëve të rinj; të arratisur nga Afrika. Po ashtu edhe trajnerit të tyre. Që 55 vjeçari angazhohet në ishull, kjo nuk entuziazmon këdo ndër banorët e ishullit. Ka pasur edhe prindër grekë, që i kanë çregjistruar fëmijët e tyre nga ekipi i të rinjve, na thotë Spanos.
?Ishte një problem. Por unë i thashë vetes, të bëjnë si të duan. Unë jam mësues. Dua t’u mësoj jo vetëm sportin të rinjve, por t’u përçoj atyre edhe vlerat e sjelljes. Si respektin dhe solidaritetin. Një shok grek i ekipit pas stërvitjes e çon gjithmonë me makinë në shtëpi Paulin.
Rimëkëmbje dhe perspektiva pas odisesë së vuajtjeve
Ai banon tani me lojtarë të tjerë në një godinë, që ka qenë dikur hotel. Edhe ai i është mirënjohës trainerit Spanos, si edhe Zotit na thotë. Një bibël është e vetmja gjë që i ka mbetur atij që prej arratisë nga dhuna politike në atdheun e tij Kamerun. ?Ata i vranë prindërit e mi përpara syve të mi. Mua më torturuan dhe më rrahën. Ishte shumë e rëndë për mua. Nuk mund të flas për këtë…”
Vetëm futbolli i ndihmon atij. E po ashtu edhe traineri Spanos. Klubi Cosmos quhet ekipi, në të cilin Spanos fton dy herë në javë të rinj nga strehimorja e refugjatëve Karatepe në Lesbos. Për të rinjtë, shumica e të cilëve janë arratisur vetëm pa prindërit drejt Europës, kjo është nga të paktat mundësi për të dalë një herë nga kampi. Kushtet në Karatepe janë shumë më të mira se dikur në Moria. Por ata kanë mbetur këtu të bllokuar. Shqyrtimi i kërkesës së tyre për azil mund të zgjasë me vite në Greqi.
Por tani ata kanë një perspektivë. Paul u jep atyre një shembull: Që ai luan për një ekip të kategorisë së tretë dhe punon si asistent trajner në Cosmos, kjo e ka ndihmuar Paulin për të marrë lejen e qendrimit. Kjo e bën krenar edhe Evangelos Spanos. Suksesi i punës së tij, shpreson ai, do t’i bindë edhe bashkëatdhetarët e tij, që të kenë mirëkuptim për të rinjtë refugjatë shpesh herë të traumatizuar: ?Ne mund t’u ndihmojmë atyre, mund të ndryshojmë sjelljen e tyre, që ata të bëhen më të mirë. Në mënyrë që të dinë të orientohen në shoqërinë greke. Popullsia lokale mund ta shohë, që ata nuk ndryshojnë shumë prej nesh.”
Paul ka qëllime të reja. Ishulli Lesbos është një stacion i ndërmjetëm. Ai ëndërron për një karrierë si profesionist në ndonjë nga klubet e qyteteve të mëdha në Gjermani apo në Francë.
Mirënjohje ndërkombëtare për trajnerin e angazhuar
Në kafenenë e klubit të Aiolikos Paulin e duan. Por ndër grekët në Lesbos ka ende grindje për refugjatët. BE planifikon të hapë një qendër të re pranimi për refugjtët ? shumica e banorëve janë kundër.
Traineri Spanos nuk dorëzohet madje, ai gëzon mirënjohje ndërkombëtare për angazhimin e tij. Edhe shoqata europiane e futbollit, UEFA e ka mbështetur atë ndërkohë. ?Kur të rinjtë vijnë këtu, ata janë të mbyllur e shpesh herë bëhen edhe agresivë. Pastaj ne shohim se si ata e marrin veten nga dita në ditë, u rikthehet buzëqeshja e fillojnë të bisedojnë me të tjerët. Eshtë bukur ta përjetosh këtë.” Spanos gjithmonë është i gatshëm t’u ndihmojë të rinjve ? edhe kur ata largohen në klube të tjera në Greqi apo në Europë. Ndonëse jo të gjitha ëndrrat e futbollistëve mund të realizohen, ai u ka ofruar atyre një perspektivë në fushën e futbollit ? në ishullin Lesbos e edhe përtej tij./DW
Qindra persona kanë humbur jetën në Kanda, për shkak të valë...
Numri i vaksinave kundër koronavirusit, të dhëna në të gjith...
Të martën në mëngjes autoritetet ruse bastisën shtëpitë e di...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë konfirmoi të martën dy ra...
Pandemia e koronavirusit zhyti më thellë në varfëri miliona ...
Kancelarja e Gjermanisë, Merkel, ka refuzuar kategorikisht r...
UASHINGTON – Një gjykatës federal hodhi poshtë të hënën padi...
Në Gjermani, studiues të pakënaqur shprehen në Twitter nën #...
Presidenti amerikan, Joe Biden, siguroi Izraelin se Irani nu...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar në ligj, përme...
Kancelarja e Gjermanisë, Merkel, ka refuzuar kategorikisht r...
Me thirrjet “Kosova është zemra e Serbisë”, grupe pjesëtarës...
Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e...
Të hënën Kancelarja gjermane Angela Merkel i doli sërish në ...
Duket e çuditëshme por është e vërtetë. Për shumë të tjerë m...
Afrika e Jugut po lufton me një “valë të tretë” të fortë të ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Emërtimi “Flladi i detit” tingëllon romantik për një manovër...
Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar të punojnë në përpjekje të ...
Imazhet dixhitale të individëve që nuk ekzistojnë, në dukje ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...