web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha “non grata”/ Aishe Haklaj: E prisja, në vitin 2006 i dërguam letër ambasadës së SHBA

30 Qershor 2021, 21:08, Aktualitet CNA

Aishe Haklaj ka reaguar mbrëmjen e sotme për shpalljen ?non grata? të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

Haklaj tha se e priste që një ditë të vinte dita që Berisha të dilte para drejtësisë.

?Unë nuk është se jam fetare, jam ateiste pothuajse, por kisha një besim në natyrë, në ligjet e natyrës, përderisa jam njeri ateist, që do t?i vijë dita edhe atij njeriu që t?i paguajë. Sepse edhe Enveri qëndroi 50 vite, por dolën të gjitha. Edhe mendoja, kemi pasur një gjysh që mendonte se asnjë, na thoshte gjithmonë, pavarësisht se ishte Enver dhe ishte prej 50 vitesh ne nuk kemi pasur konsekuenca. Janë përjashtuar xhaxhallarët nga partia, por jo konsekuenca të mëdha.

Dhe gjyshi na thoshte gjithmonë: ?Unë kam parë shumë?. Ai e quante me atë gjuhën popullore shumë hyqymete. ?Unë kam parë shtatë hyqymete, kështu që asnjë shtet, – thoshte, – nuk është i përjetshëm?. Dhe, ku e di unë, kisha një bindje. Ai na ka bërë një shkollë, gjyshi, një shkollë të jetës të thuash, dhe unë kam qenë 20 vjeçe kur ai ka vdekur dhe fjalët e tij edhe sot më shërbejnë në jetën e sotme, në shekullin e 21-të, më shërbejnë. Dhe thoshte: ?Asnjë shtet nuk është i përjetshëm?. ?Asnjë regjim nuk është i përjetshëm? dhe thoshte që ?njeriu shkon, shkon, por dikur do ta tregojë veten, nuk do ta kamuflojë personalitetin e tij deri në vdekje?, u shpreh ajo në emisionin ?Repolitix?.

Motra e katër vëllezërve të vrarë rrëfeu se familja e saj i ka dërguar një letër ambasadës amerikane në vitin 2006, pasi ndihej e kërcënuar nga ish-kryeministri.

Unë po e shikoj me shumë optimizëm qëndrimin e ambasadores amerikane Juri Kim sepse në 2006-n, kur Sali Berisha doli sheshit, kur e mori pushtetin edhe njëherë dhe na dha dorën e fundit, u detyruam të largohemi, bëri ato që bëri kundër familjes sonë, ne përveç mediave, sepse shteti nuk po reagonte, as i majti as i djathti, për arsyet që unë i thashë, iu drejtuam edhe Ambasadës Amerikane në atë kohë, në 2006-n, dhe besoj se mund të jetë ndonjë dokument të cilin atje e kemi dërguar. Ambasadore amerikane ishte atëherë Marsi Ris. Dhe i kemi përmbledhur të gjitha. Një material ku i drejtoheshim për ndihmë, për krimet shtetërore të Sali Berishës që po bënte ndaj familjes sonë. Dhe akuzonim nga fillimi deri në fund Sali Berishën dhe shtetin e kriminalizuar të tij.

Ky material mund të jetë pjesë e atij grumbulli materialesh dhe nga ambasada mund t?i ketë shkuar Departamentit, që ka ardhur te vendimmarrja për ta shpallur non grata?  Ne nuk e dimë, por që atëherë ne kemi pritur. Nuk ishte diçka e papritur. Kisha një shpresë te natyra, thashë, dhe kisha një shpresë që secili do të japë llogari për veprimet e tij të jetës, secili, jo vetëm ai, por secili prej nesh një ditë do të japë llogari për veprimet e tj të jetës. Dhe ajo ka filluar, mendoj unë. Dhe kam shumë besim te shteti amerikan dhe tek ambasadorja Juri Kim sepse më duket një ambasadore shumë aktive, e cila po godet vërtet aty ku duhet sepse drejtësia është ajo që mund t?i japë një drejtim tjetër vendit tonë, sepse vërtet vendi ynë është mjaft i bukur?, theksoi Aishe Haklaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga