web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Italia lehtëson masat/ Hiqen maskat në “zonat e bardha”

27 Qershor 2021, 19:19, Kosova & Bota CNA

Italia do të lehtësojë masat për Covid-19 nga dita e nesërme për “zonat e bardha”.

Mësohet se shteti fqinj do të heqë maskën si masë të detyrueshme në ambjentet e jashtme, përveç rasteve kur qytetarët e kanë të pamundur të mbajnë distancë sociale.

Gjithashtu qytetarët e kanë maskën të detyrueshme në ambjentet e mbyllura.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka shprehur shqetësim për variantin Delta të Covid-19, ndaj kërkon që qytetarët të jenë vigjilentë dhe të kujdeshëm.

Corriere della Serra raporton se në bare dhe restorante maska mund të hiqet në momentin kur qytetarët janë të ulur në tryezë për të konsumuar ushqim ose pije, ndërsa duhet të mbahet kur shkojnë në tualet ose për të paguar faturën tek arkëtari.

Nga ana tjetër, kamarierët dhe punonjësit e bareve dhe restoranteve, edhe nëse punojnë jashtë, duhet të përdorin gjithmonë maskën. Gjithashtu maska është e detyrueshme edhe në tren apo aeroplan./ CNA.al





Lajmet e fundit nga