Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Grupi për PD, ka reaguar në lidhje me vendimet e mbledhjes së fundit të Kryesisë së Partisë Demokratike të mbajtur në datë 18 qershor 2021.
Në një deklaratë për mediat, Grupi për PD, shpreh shqetësimin në lidhje me vendimin për të thirrur Kuvendin Kombëtar, dhe informimin mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 prillit 2021, në një kohë kur po kjo kryesi ka vendosur se analiza mbi zgjedhjet e prillit përfundon në 30 shtator 2021.
Grupi për PD, thekson se Basha kërkon të shkarkojë përgjegjësinë e tij për zgjedhjet e 25 prillit 2021, tek anëtarët e thjeshtë të Partisë, Kryetarët e Degëve dhe Degët e PDSH-së, pa bërë transparencë se cfarë ndodhi me garancitë që dha para zgjedhjeve në lidhje me mbrojtjen e votës së qytetarëve shqiptarë.
Po ashtu, në deklaratë thuhet se ?Analiza për ?realizimin e objektivave të vendosur për zgjedhjet e 25 prillit 2021? është në kundërshtim të hapur me deklaratat për masakër zgjedhore.?.
Ndër të tjera, Grupi për PD, thekson se Basha për të disatën herë po shkel statusin e partisë, ndërsa shprehet se ?Pika 3 e të njëjtit vendim flet për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ky vendim është antistatutor dhe i paligjshëm për faktin se bie ndesh me nenin 50 të Statutit të Partisë Demokratike ?Mbi kompetencat e Këshillit Kombëtar? ku theksohet se mandati i Këshillit dhe Organeve Drejtuese të tij është 4 (katër) vjeçar.
Mungesa e transparencës në vendimarrje dhe vendimet e pabazuara në statut vazhdojnë të jenë problem kryesor i lidershipit të Partisë Demokratike që menjëherë pas përfundimit të ngjarjes së 13 qershorit 2021 dhe rikonfirmimit të Kryetarit të Partisë pa garë dhe duke hequr nga listat mijëra demokratë, kërkon të bëjë fushatën e fundit të spastrimeve në Parti.?
Deklarata e plotë:
Grupi për PD shpreh shqetësimin e tij në lidhje me vendimet e mbledhjes së fundit të Kryesisë së Partisë Demokratike të mbajtur në datë 18 qershor 2021.
Në vendimin e Kryesisë ?Për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Pika II 1 e këtij vendimi flet për informimin e Kuvendit Kombëtar mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 prillit 2021, në një kohë kur po kjo kryesi ka vendosur se analiza mbi zgjedhjet e prillit përfundon në 30 shtator 2021.
Kryetari i rikonfirmuar në minorancë me vetëm 30 mijë vota të anatërësisë së PDSH-së, 25 mijë më pak se në vitin 2017, kërkon të shkarkojë përgjegjësinë e tij për zgjedhjet e 25 prillit 2021, tek anëtarët e thjeshtë të Partisë, Kryetarët e Degëve dhe Degët e PDSH-së, pa bërë transparencë se cfarë ndodhi me garancitë që dha para zgjedhjeve në lidhje me mbrojtjen e votës së qytetarëve shqiptarë.
Analiza për ?realizimin e objektivave të vendosur për zgjedhjet e 25 prillit 2021? është në kundërshtim të hapur me deklaratat për masakër zgjedhore.
Zoti Basha duhet të ndajë mendjen, ose zgjedhjet janë vjedhur ose nuk janë arritur objektivat nga strukturat e Partisë Demokratike dhe deputetet e listës. Në të kundërt ai duhet të pranojë siç është e udhës përgjegjësitë e tij për këtë humbje. Mbledhja e Kuvendit Kombëtar pa mbyllur analizën tregon se qëllimi i vërtetë nuk janë zgjedhjet.
Pika 3 e të njëjtit vendim flet për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ky vendim është antistatutor dhe i paligjshëm për faktin se bie ndesh me nenin 50 të Statutit të Partisë Demokratike ?Mbi kompetencat e Këshillit Kombëtar? ku theksohet se mandati i Këshillit dhe Organeve Drejtuese të tij është 4 (katër) vjeçar.
Mungesa e transparencës në vendimarrje dhe vendimet e pabazuara në statut vazhdojnë të jenë problem kryesor i lidershipit të Partisë Demokratike që menjëherë pas përfundimit të ngjarjes së 13 qershorit 2021 dhe rikonfirmimit të Kryetarit të Partisë pa garë dhe duke hequr nga listat mijëra demokratë, kërkon të bëjë fushatën e fundit të spastrimeve në Parti. Ndërprerja e mandatit të Këshillit Kombëtar është i paligjshëm dhe duhet hequr nga rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.
Partia Demokratike ka lindur si një Parti e lirisë së mendimit dhe individit, e vendimeve kolegjiale dhe marrjes së përgjegjësive e për këtë arsye do të mbetet e tillë pavarësisht spastrimeve të Kryetarit gjatë 8 viteve të fundit. Grupi për PD do të vazhdojë të kërkojë ringritjen e Partisë dhe rimëkëmbjen e saj, afrimin e të gjitha kontributeve dhe bashkimin e Partisë deri në ardhjen sa më parë në pushtet./CNA.al
Lefter Maliqi, i cili nuk arriti të zgjidhej deputet nën sig...
Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar kryeministrin Edi Rama...
Ish-Ministri i Financave, studiuesi i integrimit evropian Ar...
Dy padi për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019, do të sh...
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian, ...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar risinë e radhës dixhitale. ...
Komisioneri për zgjerimi, Oliver Varhelyi ka dalë me një rea...
Akademiku Artan Fuga ka bërë një parlajmërim të fortë, teksa...
Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, ka komentuar raporti...
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se reforma në drej...
Kandidatja për kryetare të PD-së në zgjedhjet e 13 qershorit...
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se qeveria duhet t...
Ish kandidatja për kreu e PD Edith Harxhi ka komentuar sëris...
Kostas Bakoyannis, i cili prej vitit 2019 drejton Bashkinë e...
Ilir Meta, i cili mesa duket i ka “ditët e numëruara” në Pre...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ...
Ish kryeministri Sali Berisha në kuadër të 30 vjetorit të vi...
Kryetari i Delegacionit Shqiptar në Asamblenë Parlamentare t...
Këshilli bashkiak i Mynihut donte të dërgonte një mesazh në ...
Kejdi Mehmataj u zgjodh deputete ne vitin 2013, e propozuar ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...