Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Sot u publikua vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për konfliktin midis Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit për rastin e emërimit të Cakajt.
Duhet të gërmosh shumë në një tekst të gjatë për të nxjerrë tre fjali që vlejnë çmimin e pagës së atyre që sot gëzojnë benefitet e gjyqtarit Kushtetues.
Teksti përbën një vendim me fjali të zakonshme, pa terminologji dhe grintë kushtetuese.
Vendimi fillon me një rrugëtim të gjatë fjalish që përsëriten shpesh, në një tentativë për të shpjeguar si fillim konfliktin e kompetencave, e per të përfunduar pastaj me fraza të shpërndara në fjali të ndryshme, por që po ti mbledhësh në një të vetme, do rrekeshin të argumentonin mungesën e konfliktit të kompetencave.
Nëse intepreton fjalitë e vendimit, (dreqi e mori, por a mos duhej që vendimi të intepretonte???), një konstitucionalist do kish shkruar: konflikti i kompetencave nuk ekziston më.
Nuk kuptohet se pse në trupin e vendimit, qëndrimet e Kryeministrit, pastaj të Presidentit dhe pastaj të Kuvendit, citohen dhe përsëriten disa herë, sepse kjo nuk përbën as ekonomi linguistike!
Sidoqoftë duhet të vijoni me durim leximin, sepse menjëherë pasi “sqaron” mungesën e konfliktit të kompetencave, (ashtu të shkruar keq dhe duke u sjellë vërdallë), vendimi fillon vërdalloset rreth “analizës” së kompetencave në vendimmarrjen për emërimin e ministrit.
Nëse do vendosni të lexoni të plotë vendimin, ju këshillojmë paraprakisht një qetësues të fortë për nauzean.
Pastaj ju duhet këmbëngulje për të mos kapërcyer rreshta dhe paragrafe të tërë shterp, që përsëriten dhe nuk sjellin asnjë vlerë të re juridike.
Nuk ka asnjë fjali në të cilën gjyqtarët Kushtetues të jenë shprehur qartë për koncepte të ndarjes së kompetencave.
Teksti është i mbushur me thënie dhe kundërthënie, ku brenda të njëjtit paragraf edhe Presidenti edhe Kryeministri të gjejnë që kanë pasur të drejtë dhe të bien rehat.
Teksti ka referenca të gabuara nga vendime të mëparshme të gjykatës Kushtetuese (të vitit 2002), duke abstraguar nga konteksti i analizës kushtetuese për qëllimin e të cilës janë nxjerrë ato vendime dhe duke shtuar rrëmujën kushtetuese të ngrehur nga rasti Cakaj.
Brenda të njëjtës faqe, një lexuar i duruar gjen psh që Presidenti edhe ka bërë gabim por edhe ka vepruar drejt për të njëjtin veprim.
Mos u lodhni të kuptoni se ç’punë ka në vendim analiza e gjatë që e paraqet Ilir Metën si komandant i forcave të armatosura. Mund të ketë ndodhur thjesht dhe vetëm sepse dikush aty në GjK ka hasur për herë të parë në këtë kompetencë dhe i është dukur mahnitëse. Ndaj “dijen” e fituar rishtazi ka menduar mos e çojë dëm dhe e ka plasur në trup të një vendimi që lidhet me emerim ministri.
E vetmja pjesë ku vendimi është disi më i qartë (por gjithmone me fjalor jocilësor për tu quajtur tekst kushtetues), është pjesa ku analizohet shkarkimi i Ditmir Bushatit.
Vetëm atje duket sikur anëtarët e Gjykatës, duke pirë kafen e mëngjesit, kanë qenë dakord që Bushati duhej shkarkuar brenda 7 ditëve.
Pastaj për pjesën që i takon kritereve që duhet të verifikojë Presidenti për ministrat, duket sikur gjyqtarët kanë qene të sigurtë që kritetet janë ato të parashikuara si kritere kushtetuese për deputetin.
Nuk kuptohet në fakt se pse pastaj hallakaten drejt arsyetimeve të posaçmë për rastin kur ai robi ministër, do bëhet ministër i jashtëm. Duhet frymëzim ekstrem (nuk mjafton kafja), për të arritur në konkluzionin ku kanë arritur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kur interpretojnë që, meqë Presidenti paska kompetenca për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, atëhere, ai për rastin e Ministrit të Jashtëm, mund të gërmojë dhe numërojë edhe kritere të tjera. Gjykata nuk jep as shembuj kriteresh për të na ndriçuar përtej kriteteve Kushtetuese, duke ja lënë ato humorit të mengjsit të ditës kur Presidenti i rradhës merr në dorë emrin e propozuar nga Kryeministri për ministër të jashtëm.
Por anëtarët e Gjykatës Kushtetuese bien dakord që çfarëdolloj ideje që të ketë Presidenti, duhet ti hedhë ato në kartë dhe kartës t’ja vërë emrin Dekret!!!
Me këtë “shpjegim” Gjykata Kushtetuese rreket të na thotë që Presidenti kundërshtimin për Cakajn duhet ta bënte me Dekret, që pastaj Kuvendi të kish mundësinë të fshinte…. dmth ta miratonte ose ta rrëzonte.
Për ta shpjeguar, nëse zbatohej në rastin Cakaj “interpretimi” i GjK atëherë:
Presidenti duhej që meqë filloi të mendojë budallallëqe, budallallëqet duhet ti shkruante në Dekret, që pastaj Kuvendi të kishte pasur mundësinë të shqyrtonte Dekretin me budallallëqe dhe ti rrëzonte budallallëqet me Vendim Kuvendi!
Këtë thotë Gjykata Kushtetuese!
Nuk kuptohet nëse qëllimi i Vendimit të GjK këtu është ai i të bërit qesharak të çdo Presidenti, që do pranojë të mendojë sipas rastit Meta, që pastaj të veprojë sipas “arsyetimeve” Gjykatës Kushtetuese aktuale.
Një gjë është e qartë: Sipas GjK, budallallëqet tani e tutje duhet çertifikohen si përmbajtje dekretesh.
Dhe e gjitha kjo sepse Gjyqtarët Kushtetues, duke u kujdesur që të mos i thonë Presidentit që ka shkruar budallallëqe kushtetuese në letrën që i ka nisur Ramës për refuzimin e Cakajt, nuk janë kujdesur të ruajnë veten dhe kanë sajuar të reja.
Megjithëse Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin Cakaj, nuk i jep të drejtë Presidentit, ai tekst nuk mund të sherbejë si burim i te drejtës Kushtetuese.
Një shkresë Ministri, mund të jetë as mish as peshk.
Por një tekst vendimi Gjykate Kushtetuese, as mish as peshk, qelbet era mish edhe peshk të zjerë bashkë.
Përveç kësaj, vendimi ka brenda gafa të rënda konceptuale, me të cilat palë konfliktesh në vijim, do kenë rastin të tallin kapelen. Dhe jo me të tjerë gjyqtarë, por me të njëjtët Gjyqtarë Kushtetues.
Deri atëhere, do duhet të shijojmë debatet televizive, ku profanë me qëndrime kamionistash, do shfaqen si ekspertë kushtetues dhe do kacafyten me njëri-tjetrin duke lexuar secili të njëjtin tekst “vendimi” të GjK.
Shpresojmë që të paktën këto debate, të mos bëhen pjesë e botimeve me titull “Debati Kushtetues”./CNA.al
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se që nga...
Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi, ka shprehur tro...
Një ngjarje skandaloze mund të quhet ajo që ka ndodhur rreth...
Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsi...
Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar, pas vendimit të Gjer...
Piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos është arrestuar...
Greqia ka vendosur hapjen e kufijve për shqiptarët, duke fil...
Këshilli i Bashkimit Evropian ka kërkuar që të përshpejtohe...
Gjermania hoqi kufizimet për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedon...
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka folur sot mbi rekoma...
Ndonëse qeveria nuk ka filluar ende punimet për tunelin e Ll...
Regjisori Edmond Budina ka diskutuar rreth seancës së mbajtu...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Ministrja e Arsimit Evis Kushi është shprehur optimiste përs...
Aktivistja Elona Caslli është shfaqur hapur kundër formateve...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar zgjatje me tre muaj të hetim...
Pak përpara mbylljes së kufijve ajrorë nga pandemia në mars ...
Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja të dala prej sa...
Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona të cilët u kap...
Ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...