LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndeshje dramatike, Holanda mund me vështirësi Ukrainën

13 Qershor 2021, 20:55, Sport CNA
Ndeshje dramatike, Holanda mund me vështirësi Ukrainën

Holanda ka marrë mbrëmjen e sotme një fitore shumë të vështirë ndaj Kombëtares së Ukrainës. Ndeshja ishte mjaft interesante me pesë gola të shënuara, ku epilogu përfundimtar ishte 3 ? 2 në favor të holandezëve.

Pjesa e parë u dominua nga Holanda që kishin raste të shumta, mirëpo nuk u konkretizuan. Nga ana tjetër, Ukraina provoi përmes kundëraksioneve, por gjithashtu ishin të pafat.

Ishte Georginio Wijnaldum që zhbllokoi rezultatin duke shënuar pas një topi të kthyer (52?). Weghorst dyfishoi epërsinë pas shtatë minutave, pas një gabimi  ne mbrojtje (59?). Ukraina nuk u dorëzua dhe ia doli ta barazojë rezultatin për vetëm katër minuta.

Fillimisht kapiteni Yarmolenko shënoi supergol nga distanca (75?), me pas Yaremchuk barazoi shifrat, duke shënuar me kokë (76?). Teksa pritej qe sfida të mbyllej me këtë rezultat, në skenë doli Dumfries që përfitoi nga harkimi i Ake dhe i solli fitoren Holandës (85?).

Keshtu, me këtë fitore Holanda renditët në vendin e dytë në grupin C me tri pikë, aq sa ka edhe lideri Austria, teksa Ukraina renditët në vendin e tretë pa pikë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga