web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Luhet sot Turqi-Itali/ "Axurrët" janë favoritët në letër, ja statistikat

11 Qershor 2021, 07:05, Sport CNA

Nis sot ?Euro 2020?, por edhe udhëtimi i Italisë dhe i Turqisë në këtë kompeticion. Ndeshja hapëse e orës 21:00 në stadiumin ?Olimpico? të Romës sheh superfavorite ?bandën? e Roberto Mançinit.

Lidhur me precedentët që kanë me Turqinë, kombëtarja ?axurre? nuk njeh humbje në 10 precedentët e mëparshëm. Bilanci i përgjithshëm është 7 fitore dhe 3 barazime. Ndeshja e fundit mes këtyre dy përfaqësueseve është miqësorja e luajtur në Bergamo, më 15 nëntor 2006, e mbyllur në barazim 1-1 me gola të Di Natales (39?) dhe Uzulmez (41?).

E veçantë është se këto dy kombëtare janë ndeshur edhe një herë tjetër në ndeshjen hapëse të ?Euro 2000?, sërish më 11 qershor. Atë takim Italia e fitoi 2-1, falë golave të Antonio Kontes (në minutën e 52-të me një roveshatë) dhe një penallti të Filipo Inzagit (70?). Ai që barazonte përkohësisht shifrat 21 vite më parë ishte Okan, në minutën e 62-të.





Lajmet e fundit nga