web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nikoll Lesi e “dredh” sërish/ Pajtohet me Ilir Metën

9 Qershor 2021, 12:35, Politikë CNA

Gazetari Nikoll Lesi duket se është pajtuar sërish me presidentin Ilir Meta.

Disa ditë më parë, në një shkrim të publikuar në gazetën e tij, Nikoll Lesi shprehte zhgënjimin e tij me presidentin Ilir Meta.

Nikoll Lesi sulmonte Ilir Metën se pse nuk e dekoroi gazetën e tij, në 30-vjetorin e krijimit.

Ndërsa në tjetër shkrim, të publikuar në Koha Jonë, Nikoll Lesi shpreh gjithë ?dashurinë? për Edi Ramën.

Në shkrimin në fjalë thuhej se kryeministri Edi Rama po i bën shqiptarët të ndjehen njerëz. Duke ju referuar finales së Kupës së Republikës mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, Koha Jonë shkruante se qeveria ka punuar shumë që të arrihej një rezultat kaq i mirë.

Por, mesa duket Lesi e ka ?dredhur? sërish, dhe është pajtuar me Ilir Metën.

Së fundi në një video-editorial të publikuar në Koha Jonë, thuren lavde për presidentin Ilir Meta, ndërsa sulmohet Parlamenti dhe votimi për shkarkimin e Metës cilësohet si antikushtetues.

?Votimi në parlament, është një votim antikushtetues dhe një hakmarrje e pastër politike e kësaj mazhorancë, që në vitin 2013 ishte pikërisht ilir meta që i dha pushtetin.

Ilir Meta është politikan i vjetër socialist, deputet i ri në moshë i PS në ?92 dhe i pari deputet, të cilit pushteti i Sali Berishës donte ti hante kokën në vitet e para të demokracisë.

Si kryeministër ndërmori i pari me guxim investime në infrastrukturë, e ku autostrada Tiranë-Durrës mban firmën e Ilir Metës.

Është po ky Ilir Metë që në vitet e drejtimit të qeverisjes socialiste bëri piketat e para të integrimit europian.

Dhe kur Shqipëria po hynte në krizë të madhe për ambicien e fatos nanos për tu bërë president ilir meta dha dorëheqjen nga kryeministër?-thuhet në editorialin e gazetës së Nikoll Lesit./CNA.al

Nikoll Lesi zbulon armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm të Ilir Metës





Lajmet e fundit nga