web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Autobusi pëson defekt teknik/ Pasagjerja hidhet për të shpëtuar por ndërron jetë

4 Qershor 2021, 21:28, Aktualitet CNA

Një autobus me 15 pasagjerë ka pësuar defekt në fshatin Tregan mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Sipas ABC news mësohet se në momentin që autobusi pësoi defekt një pasagjere nga frika është hedhur për të shpëtuar.

Pasagjerja ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit Kirurgjik të Elbasanit.  Pavarësisht ndihmës së mjekëve ajo ka ndërruar jetë.

Pasagjerët e tjerë nuk kanë asnjë problem, ndërsa shoferi është shoqëruar për t?u marrë në pyetje. Policia  ka nisur hetimet për ngjarjen./ CNA.al





Lajmet e fundit nga