web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kanë kriminalitetin më të lartë në vend/ Artan Hoxha rendit tre zonat "e nxehta"

3 Qershor 2021, 18:16, Kronika CNA

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka treguar tre zonat që kanë kriminalitetin më të lartë në vend.

Hoxha tha se vendi ku kriminaliteti është në nivele më të larta është qarku i Vlorës, duke përfshirë këtu edhe bashkinë e Selenicës.

?Kur themi Vlora, kemi parasysh bashkinë Vlorë dhe Selenicë. Janë zona që kanë nivel kriminaliteti më të shtuar sesa Himara, Delvina apo Saranda si qark. Brenda tyre ndodhen disa prej organizatave kriminale që trafikojnë kokainë nga Amerika Latine në BE.

Vlora është një njësi e nxehtë, një zonë e kuqe për krimin. Mbrëmë ndodhi një vrasje. Ajo është një histori, ka nisur nga 2015, dhe ka pasur 7 vrasje në këtë hark kohor?, u shpreh ai në emisionin ?Radari Informativ?, ndërsa tregoi se pas qytetit brdetar vjen Shkodra dhe më pas Elbasani.

“Kush është zona tjetër kampion, Shkodra. Shkodra është zonë kufitare, ka një ashpërsi të kriminalitetit. Në Vlorë dhe Shkodër vrasjet nuk i shohin si zgjidhje të fundit. Vrasja është një ekspozim. Në shkodër dihen se kush janë 5 grupet krimanale. Dihet se kush vepron, e di policia, e dinë qytetarët.

Kush është tjetër, Elbasani. Është një nga degëzimet e rëndësishme të heroinës që vjen nga Afganistani dhe shkon drejt vendeve të BE. Elbasani është vendi ku magazinohet kokaina. Elbasani është baza nga e cila shpërndahen për të hyrë në Greqi që është vend i BE-së?, theksoi gazetari./ CNA.al





Lajmet e fundit nga