web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama i fitoi zgjedhjet”/ Harxhi: Basha duhet të jepte dorëheqjen

1 Qershor 2021, 21:15, Politikë CNA

Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike Edith Harxhi i quan maskaradë elektorale zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Harxhi tha: “Zgjedhjet e 25 prillit janë zgjedhje në të cilat vullneti shqiptarëve është tjetërsuar. Ky vullnet është tjetërsuar jo ditën e zgjedhjeve, por para zgjedhjeve. Unë e kam quajtur maskaradë elektorale, jo masakër elektorale. Këtu ka ndodhur një tjetërsim i votës së shqiptarëve.

Harxhi e njeh Ramën fitues të zgjedhjeve ndaj sipas saj, Basha duhet të kish dhënë dorëheqjen.

Zoti Basha nuk i ka fituar zgjedhjet. Zgjedhjet janë tjetërsuar por si fitore e zgjedhjeve ajo tani ne e dimë numrin e mandateve ato i ka marrë Edi Rama. Nqs zoti Basha do të ketë një fitore morale atëherë kjo është dicka tjetër në mënyrë që ai të konfirmojë qëndrimin në detyrë.”– tha Harxhi në Përballë./CNA.al





Lajmet e fundit nga