Përndiqte dy të mitura/ Procedohet penalisht 80 vjeçari
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 80 vjeçar me in...
Turizmi po rikuperon me shpejtësi humbjet që shënoi nga pandemia. Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur me shpejtësi në prill, ku ndikimin kryesor e ka dhënë Kosova, por gjithsesi mbeten 41% më pak se në prillin e 2019-s, përpara krizës së pandemisë.
Për 4 mujorin, hyrjet e shtetasve të huaj mbeten ende 31% më të ulëta se në nivelet e parakrizës (janar-prill 2019), të ndikuara kryesisht nga hezitimi i turistëve të Europës për të lëvizur, ndërsa hyrjet e shtetasve të Kosovës janë 21% më të larta se 4 mujori i parë 2019 .
Sipas INSTAT, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Prill 2021, janë 466.283, duke pësuar një rritje të ndjeshme me 18,5 herë, krahasuar me Prill 2020. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në territorin shqiptar është 241.015 ose 19,8 herë më i lartë se i njëjti muaj i vitit paraardhës.
Ndryshimet e treguesve të lëvizjes së shtetasve, janë ndikuar nga masat e pandemisë të vendosura në muajin Prill 2020.
Hyrjet e shtetasve
Gjatë katërmujorit të parë të 2021, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri është 754.796, duke u rritur me 1,3 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Duke analizuar vendin e origjinës së shtetasve të hyrë në Shqipëri, Kosova ka pasur rritjen më të madhe me 2,1 herë dhe Zvicra me 2 herë, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 4,4 herë dhe Anglia me 60,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Daljet e shtetasve
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Prill 2021, janë 449.930 duke shënuar një rritje me 18,8 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë është 230.468 ose 12,7 herë më i lartë se i njëjti muaj i vitit paraardhës. Numri i shtetasve të huaj të dalë nga territori i Shqipërisë është 219.462 ose 16,5 herë më i lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë katëmujorit të parë të 2021 numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë është 961.573. Ky tregues ishte 1.110.928 në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kosova mban gjallë turizmin
Rëndësia e turizmit nga Kosova është rritur ndjeshëm që pas pandemisë. Sipas të dhënave të INSTAT, për 4 mujorin, pesha e turistëve nga Kosova është rritur në 51% të totalit, nga 29% që ishte në janar-prill 2019, përpara fillimit të pandemisë. Numri i turistëve nga Kosova është i lartë në çdo fundjavë, duke shpëtuar hotelet që dikur në këtë periudhë prisnin turistët nga Polonia, vendet nordike etj./Monitor
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 80 vjeçar me in...
Numri i vaksinimeve të kryera kundër Covid-19 ka arritur në ...
Pas takimeve në jug të Shqipërisë, ambasadorja e SHBA këtë t...
Duke marrë shkas nga vendimi i Gjykatës Administrative për u...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh nga qy...
Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy shtetas të cilët kulti...
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja nga vrasja e...
Të shtunën mediat transmetuan lajmin, se policia e Fierit ar...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi sot unanimisht të cak...
Rrjeti i One Telecommunications arrin rezultate të shkëlqyer...
Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Tire Alldervi...
Kryeprokurori Olsian Çela i ka kërkuar kreut të Inspektorit ...
Gjykata e Apelit të Durrësit ka lënë në fuqi vendimin e Gjyk...
Vendimi i DASH për të shpallur non grata ish kryeministrin e...
Policia e Beratit ka vënë në pranga tre persona në fshatin S...
“Myzaferi ishte një patriot dhe demokrat i vendosur me ide s...
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 67 vjeçarin Ded Doçi, , i c...
Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, ...
Ish kryeministri Aleksandër Meksi ka sjellë në kujtesë kriji...
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar kandidatët për kreun e Pa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...