LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush po e "grabit" drejtimin e RTSH?!

25 Maj 2021, 10:08, Politikë CNA

Drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi i mbaroi mandati dhe me një proçedurë normale, Kuvendi njoftoi këtë të fundit, por edhe bordin, se Zoti Gëllçi tashmë kishte mbyllur nga ana ligjore mandatin e tij si kreu i RTSH-së, zgjedhur në këtë detyrë nga bordi i këtij institucioni.

Menjëherë filluan aludimet për emrat e rinj, por ata prej kohësh qarkullonin në tregjet politike dhe mediatike të Tiranës.

Një emër kryesor në këtë garë është Sokol Balla. Ky i fundit moderator që gjatë këtyre viteve, më shumë sesa ngritje në karrierë ka njohur ulje. Nga drejtor informacioni në Top Channel, shkoi në Vizion Plus, dhe tani në një televizion me titra, si Neës 24.

Por, pikërisht këtu fillon edhe pyetja, kush do ta kapë RTSH-në?

Vetë Sokol Balla, për interesat e Edi Ramës, pasi Zoti Balla njihet dhe si kamikaze i Rilindjes dhe si mik i kryeministrit, përtej lidhjeve të tjera?

Ndonjë nga eksponentët e Partisë Socialiste, i cili kërkon të ketë influencë të gjerë mediatike, siç është rasti i Taulant Ballës, si kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së?

Që është dhe njeriu, i cili sipas shumë informacioneve, po kërkon të vendosë Sokol Ballën në krye të RTSH-së.

Apo është Irfan Hysenbelliu?

Ky i fundit pronar mediash, njihet edhe si një mik i ngushtë i Taulant Ballës. Së fundmi Irfani Taulantin e ka shpallur vëlla, ashtu si dikur shpallte Lulzim Bashën.

CNA.al ka raportuar shpesh për marrëdhënien e ngushtë Balla-Hysenbelliu. Apo çfarë e lidhte Taulant Ballën direkt me Lulzim Bashën.

Por, përtej këtyre, sot kemi një fakt tjetër.

Nëpërmjet një personazhi skandaloz, konfliktual politik, si Sokol Balla, përtej aftësisë për të menaxhuar një emision raportimi ditën e zgjedhjeve, duket hija e Irfan Hysenbelliut dhe Taulant Ballës. Këta të fundit, duke shfrytëzuar fitoren e Rilindjes, kërkojnë të kapin RTSH-në, për interesa krejtësisht personale.

Nuk do të kishte asgjë të keqe që RTSH të rinovohej, të modernizohej edhe më tej, të kishte edhe reforma të thella, por kjo nuk mund të bëhet nëpërmjet skandalozëve me kyç në dorë, kjo nuk mund të bëhet nëpërmjet klientelës së Irfan Hysenbelliut apo pasioneve të Taulant Ballës.

Është dhimbshme deri në kriminale, që një institucion public si RTSH-ja, të merret dhe të përdoret për qoka, dhe jo të përfaqësohet denjësisht me një personalitet, me një intelektual i cili do të udhëhiqte një reformim të vërtetë. Apo do t?i jepte nder postit të drejtorit të këtij televizioni.

Është një televizion publik që paguhet nga taksat e shqiptarëve. Nuk e paguan as Taulant Balla, as Irfan Hysenbelliu dhe as Sokol Balla. Por janë qytetarët shqiptarë që paguajnë çdo muaj në faturat e tyre taksën për televizionin publik. Që ai t?iu shërbejë, me këtë taksë të paguhet stafi dhe të jetë pronë e tyre.

Prona e publikut nuk mund të ?grabitet? nga Taulant Ballad he Irfan Hysenbelliu për interesat e tyre personale, duke shkrytrëzuar emrin e Sokol Ballës. Rilindasit paksa të vonuar në proceset politike që kërkon një post publik.

Në fakt ?shkëlqimi? i tij më i madh janë disa video skandaloze të dala kohë më parë, por kjo nuk ka rëndësi. Është jeta e tij private. Suksesi në fushën e gazetarisë gjithmonë e ka lënë në vendin e tretë apo të katërt. Nuk ka mundur kurrë të jetë kampion. Ndaj dhe RTSH-ja nuk mund të jetë një eksperiment, për të tentuar për të ngritur Sokol Ballën aty ku nuk ka mundur kurrë të ngjitet.

Do të ishte e udhës që palët politike, qoftë mazhoranca, por edhe opozita, tashmë përtej sherrnajave elektorale të ulin kokën dhe të gjejnë emra dinjitozë intelektualësh, personalitete, të cilët duhet të përfaqësojnë Radio Televizionin Publik që nuk paguhet, ashtu siç e theksuam më lart, nga politikanët, por paguhet nga xhepat e qytetarëve. Dhe nuk mund të lejohet që të përdoret për interesa të ngushta klienteliste të disa personazheve politikë, publikë, apo të botës së biznesit./CNA.al

Loja me RTSH/ Gati kamikazi i Ramës

Skandalozi Sokol Balla në krye të RTSH-së?

Lajmet e fundit nga