Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar se Shqipëria do të jetë vendi kryesor i Ballkanit Perëndimor në konfliktin midis NATO-s dhe Rusisë.
Ngjela thotë se historia po përsërit vetveten dhe se Shqipëria dhe shqiptarët janë domosdoshmëri për politikën amerikane.
Ai ngre aludimet se Rusia ka dashur të manipulojnë zgjedhjet edhe në Shqipëri, por pretendon se nuk ia arritën qëllimit.
Për këtë rezultat avokati mendon se ka pasur gisht Amerika. Sipas tij, tani gjithçka është e garantuar dhe progresi shqiptar drejt evolucionit të vet historik gjithëshqiptar është i sigurt.
?Koha e solli sërish: Shqipëria do të jetë vendi kryesor i Ballkanit Perëndimor në konfliktin midis NATO-s dhe Rusisë.
Shqiptarët, edhe një herë në histori, do të jenë të domosdoshëm për politikën amerikane.
Historia përsërit vetveten, kjo tani është një aksiomë historike e provuar, sepse çdo cikël historik është përsëritës. Kurse pozicioni gjeografik i Shqipërisë ka qenë dhe është pikë strategjike në konfliktin global. Sot Shqipëria është një qendër gjeopolitike e rëndësisë së veçantë, për historinë botërore .
Ishte presidenti amerikan John Fitzgerald Kennedy në vitin 1961, i dyti president i Shteteve të Bashkuara, mbas presidentit Ëillson, që i tha kryeministrit ruso-sovjetik, Nikita Hrushov: “Shqipëria nuk preket”. Dhe Hrushovi iu përgjigj: “Unë iki nga Vlora”; në një kohë kur ai kishte në Pashaliman flotën më të madhe në Mesdhe.
Po sot?
Edhe sot është e njëjta situatë. Shqipëria dhe shqiptarët janë domosdoshmëri për politikën amerikane, dhe ky fakt i sjell shqiptarëve sërish historinë e lavdisë së tyre, lavdi kjo e cila ka filluar me Aleksandrin e Madh; ka vijuar me Pirron e Epirit, ka ecur në një histori luftërash dhe mbijetese kundër dyndjeve sllave; ka vijuar me rezistencën e madhe kundër genocidit antishqiptar serb dhe grek; ka triumfuar në luftërat kastriotiane me heroin kombëtar dhe evropian njëherësh, Gjergj Kastriot Skënderbeun; dhe ka rifilluar triumfin e vet arbëror me luftën e Kosovës.
Ishte këtë herë gjenialiteti i presidentit amerikan Bill Klinton, në vitin 1999, që çliroi Kosovën nga pushtimi serb. Përsëri një president amerikan.
Janë 22 vjet të triumfit shqiptar, por edhe një agresivitet i madh i Serbisë, me çdo mjet kundër shqiptarëve. Gjithë llumi antihistorik u bashkua për të ndaluar evolucionin arbëroro-shqiptar në evolucionin e vet historik. U sulën të gjithë me çdo mjet: hapën e ndërtuan xhami e blenë hoxhallarë antishqiptarë, të cilët thonin “ne nuk jemi arbërore”; u hodhën kundër Gjergj Kastriotit, e quajtën atë serb me agjenturën e tyre në Shqipëri e në Kosovë; madje në Kosovë filoserbët e paguar shqiptarë donin ta hiqnin nga sheshi monumentin e tij; rishkruan historinë fals të Shqipërisë. Beogradi dhe Moska paguan në Tiranë pseudo-analistë, tani të skeduar të gjithë nga politika amerikane, që u ngritën hapur kundër shqiptarizmit; blenë televizione dhe gazetarë; por nuk bënë dot asgjë.
Gjatë gjithë kësaj kohe; aleati ynë i madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qeshte dhe tallej me palaçot e Tiranës, të Beogradit e të Moskës, derisa morën si bazë ushtarake aeroportin historik të Kuçovës dhe, befas, organizuan dhe filluan në Shqipëri stërvitjen ushtarake më të madhe në rajon, e gjitha me synim kundër Rusisë. Tani të gjithë e kanë qepur. Janë të trembur.
Në fakt kishin edhe një shpresë me zgjedhjet e 25 prillit, aq sa ambasadori i Rusisë në Tiranë e tha hapur: “Presim ndryshimin politik”. Siç duket kanë dashur të manipulojnë zgjedhjet edhe në Shqipëri. Por thyhen hundet.
Asgjë nuk bënë dot. Dhe asgjë nuk mund të bëjnë. Forcat ushtarake amerikane nuk kanë ardhur kot sot në Shqipëri. Gjithçka tani është e garantuar.
Progresi shqiptar drejt evolucionit të vet historik gjithëshqiptar, sot është i sigurt. Dhe gjithçka po ecën paralel me reformën antikorrupsion në Shqipëri, e cila, po pritet që të likuidojë me ligj të gjithë korrupsionin e lartë shtetëror.
Korrupsioni i lartë shtetëror sot është kundër progresit shqiptar, në Shqipëri dhe në Kosovë, por tani ai është drejt fundit të tij të sigurt?, shkruan Ngjela në rrjette sociale./ CNA.al
Lulzim Basha në Këshillin Kombëtar të PD është shprehur se ë...
Ish-Presidenti Bujar Nishani, aktualisht kryetar i Këshillit...
Kryetari i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani, gjatë fjalës së...
Kryetari i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani ka kërkuar në mb...
Ish Presidenti Bujar Nishani, njëherësh kryetar i Këshillit ...
Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar 13 qershorin për d...
Kryedemokrati Lulzim Basha duket se është kujdesur për çdo e...
Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar datën e zgjedhjeve...
Pas mbledhjes së Kryesisë, mbrëmjen e sotme u mblodh edhe Kë...
Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar zgjedhjet brenda Parti...
Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje me 13 qershor pë...
Hapet procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD.Mësohet ...
Janë zbardhur detaje të reja nga mbledhja e kryesisë së PD e...
Fatbardh Kadilli ka ashpërsuar tonet në mbledhjen e Kryesisë...
Një debat po zhvillohet në mbledhjen e Kryesisë së PD. Siç p...
Janë zbardhur detajet e para nga mbledhja e Kryesisë. Mësohe...
Avokati Altin Goxhaj, i ka konsideruar si qesharake mbledhje...
Pak minuta para nisjes së mbledhjes së Kryesisë së Partis3ë ...
Pas disftës në zgjedhjet e 25 prillit, sot pasdite Lulzim Ba...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë pasdit...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...