web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjodhi dashurinë dhe jo familjen/ Pendohet Pranvera

15 Maj 2021, 19:55, Lifestyle CNA

Ditën e sotme në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ u transmetua historia e Pranverës  e cila para disa kohësh zgjodhi dashurinë dhe jo familjen. Ajo tregon se një mikeshë e njohu me një të afërmin e saj dhe  zgjodhi që këtë djalë ta prezantonin me familjen.

Mamaja e saj nuk ishte dakord që ajo të martohej me të pasi nuk i kishte pëlqyer. Pak kohë pas martesës ajo mbeti shtatzënë dhe lindi një vajzë.

Ajo shprehet se në fillim familja e bashkëshortit nuk ishte dakord që ajo ta lindte këtë fëmijë, por më vonë ka arritur t’i bindë.

Pranvera tregoi se ajo filloi të punojë, por vjehrra dhe familjarët e burrit i thonin se  nuk shkonte në punë, por dilte me meshkuj të tjerë.

Ajo tha gjithashtu se familjarët e bashkëshortit e kishin dhunuar. Më pas, Pranvera shtoi se burri e përzuri nga shtëpia dhe nuk dëshironin t’i jepnin vajzën, por pas shumë debatesh arriti ta merrte./CNA.al

 

 

 

A post shared by Dua të të bëj të lumtur (@duatetebejtelumtur.tch)





Lajmet e fundit nga