Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Ish koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi është shprehur se zgjedhjet e 25 prillit i dhanë të drejtë sistemit politik bipolar.
Patozi thekson se Shqipëria do të jetë më e lirë nëse do të ndryshojë mendësia e drejtimit të saj.
Sipas tij barra është e opozitës, të cilës i duhet të rishpikë vetveten, që minimumi të shpresojë një përmbysje të raporteve të forcave politike në vend në zgjedhjet e radhës.
“ËSHTË BARRË E ATYRE QË NUK NËNSHTROHEN
Është fakt i pamohueshëm se këto zgjedhje i dhanë të drejtë sistemit politik bipolar. Pas 25 prillit ata që i mëshojnë idesë se Shqipërisë i mjaftojnë dy parti, njëra në pushtet dhe tjetra në opozitë, kanë më shumë argumente për t?u ndjerë të realizuar dhe të lumtur.
Por unë vazhdoj të besoj se ky vend do të jetë më i lirë, më i drejtë, më i pakorruptuar dhe më demokratik, vetëm në rast se do të ndryshojë mendësia e drejtimit të tij.
Mjafton të shikosh se me çfarë arrogance po e përcjellin rezultatin e 25 prillit të dyja palët, si fituesit ashtu edhe humbësit, për t?u bindur se shërimi nuk mund të vijë prej garnizoneve politike, por nga pjesa tjetër e shoqërisë.
Njëra palë po i gëzohet fitores së tretë, që nuk e di për farë arsyeje jopolitike konsiderohej e pamundur, kurse tjetra po fërkon duart ngaqë ka arritur të sigurojë monopolin e opozitës për katër vjet. Por është iluzion të mendosh se ato janë ushtri të pathyeshme, sepse politika është dinamike dhe si e tillë e paparashikueshme në terma afatgjatë.
Sipas meje një Shqipëri bipolare është më e zymtë edhe më e frikshme se çdo formë tjetër e përfaqësimit politik, por sovrani tashmë e ka thënë fjalën e vet dhe ajo duhet lexuar me një sens të fortë realizimi.
Mund të duket si ide romantike, por sot më shumë se asnjëherë tjetër ka vlerë një projekt politik, i cili sjell një model të ndryshëm nga ai, që përfaqësojnë sot dy partitë kryesore në vend.
Qofsha i gabuar, por unë nuk besoj se duhen shpenzuar ende energji për t?i ndryshuar nga brenda formacionet politike, të cilat nuk bëjnë zgjedhje. Do të mjaftonte ky fakt për t?ia kursyer vetes dhe publikut, si kohën, ashtu edhe përpjekjet.
Nuk është rastësi që të dy udhëheqësit e mëdhenj janë fokusuar sot tek kongreset e partive të tyre. Sepse duan të fshijnë sa më shpejt edhe gjurmët e fundit të ndonjë mendimi kritik apo mosaprovues, që mund të ketë mbetur aty. Edi Rama mirë që nuk tha se e ka private partinë, sepse vetëm u komunikoi të gjithë socialistëve të tjerë datën e kongresit të jashtëzakonshëm, të cilin e kishte caktuar ai vetë. Ndërsa Luli është më i parashikueshëm. Ka gjithmonë të njëjtin hall, çdo katër vjet, më 22 korrik. Por tek e fundit, secili bën atë punë që i caktuar vetes dhe askush, që ka vendosur të merret me politikë, nuk duhet të kushtëzohet apo të dekurajohet nga qëndrimet e tyre.
Problemi është se Shqipëria nuk mund ta presë ndryshimin asnjëherë nga qeveria, sepse asaj as takon, as e ka për detyrë, dhe as që i shkon ndërmend ta sjellë, sidomos në kushtet, kur nuk i ka dalë keq, të paktën në tre zgjedhjet e fundit.
E gjithë barra është e opozitës, e cila në rastin më të keq duhet të rishpikë vetveten, që minimumi të shpresojë një përmbysje të raporteve të forcave politike në vend në zgjedhjet e radhës.
Koha ka treguar se opozita e mund qeverinë, vetëm në rastet kur tregon se është e ndryshme prej saj, dhe jo kur thjesht e rivalizon për t?i marrë pushtetin. Kjo është ligjësi e përbotshme, e cila është provuar me një saktësi perfekte edhe në Shqipëri, sa herë ka pasur zgjedhje”, shkruan Patozi në postimin e tij./ CNA.al
Kreu i PD, Lulzim Basha ka filluar një tur pas humbjes së zg...
Gjatë takimit të sotëm në Lezhë kreu i Partisë Demokratike ë...
Kodi Zgjedhor parashikon që pavlefshmëria e zgjedhjeve në qe...
Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike ka vijuar takimet m...
Kreu i Partisë socialiste Lulzim Basha ka vijuar ditën e sot...
PD ka paraqitur sot në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve...
Ish deputeti i PD, Ervin Salianji dështoi, në mënyrën më spe...
Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i KAS ku u diskutuan ...
Ish deputeti i PD Oerd Bylykbashi u shpreh se ai është një n...
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka...
Nga Esiona KonomiDisa skraparlinj i duartrokitën thirrjet e ...
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video në rrjetet soc...
Të lindur më: 21 Mars – 19 PrillFaza e Hënës ndikon tek ju d...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është mosbesue...
Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ed...
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se kufijtë në bal...
Akademiku Artan Fuga ka komentuar mbi kërkesën e disa ish-pë...
Akademiku Artan Fuga ka komentuar për situatën post zgjedhor...
Nismës së kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës për shkarki...
Ekspertja e Komunikimit Erla Mëhilli ka kritikuar qëndrimin ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...