Connect with Us

Kreu i SPAK “zbrazet” te Ben Blushi/ Malltezi i nxjerr të palarat

Politikë

Kreu i SPAK “zbrazet” te Ben Blushi/ Malltezi i nxjerr të palarat

Publikuar

-

Kreu i departamentit të Mjedisit në PD, Abi Malltezi është rikthyer sërish tek çështja e inceneratorëve, që e cilëson një aferë korruptive.

Malltezi këtë herë është ndalur tek intervista që ka dhënë kreu i SPAK, Arben Kraja për Top Channel, drejtori i të cilit është i përfshirë “kokë e këmbë” në këtë aferë korruptive.

Ai thekon se ndërkohë që “publiku pret të dijë ku po shkojnë 430 milionë,  kreu i SPAK jep interviste tek Top-inceneratori”.

“Afera 430 milione € e inceneratoreve eshte krimi dhe korrupsioni i organizuar qe ndodh diten per diell. Pa tender, ne dhunim te ligjeve te shtetit po ndahen para publike si placke lufte mes nje grupi te babeziturish perfshi Rama-Ahmetaj-Koka-Bllako-Blushi etj.

Parate publike te hedhura per inceneratoret pastaj po perfundojne per te blere mediat qe lepijne Edi Ramen ose si (1) reklama (100 milione leke rekrama paguan ky qe ka monopolin tek Blushi-Bolino-Baze – se pse duhet te beje reklame ai qe ka monopol e nuk ka konkurent tjeter kjo tregon kollitjen tek mediat lepirese), ose (2) duke blere kompani te tjere te pronareve te mediave (2.1 milione € blere 51% e aksioneve te Lori Cafe te pronareve te Topit nga mafia e plehrave duke bere ortak gruan e Blushit e duke e marre me vete deri ne Bullgari per te fsheh), ose (3) duke paguar deri 10 milione leke rroga mujore per familjaret e banditeve ne pushtet. Ka 3 padi te renda per inceneratoret perfshi kete te LSI qe vertetoi se (1) Edi Rama ka dhene bonus pa mbledhje qeverie fare dhe nderkohe qe 3 nga 5 ministrat e pyetur per mendim u shprehen kundra dhe (2) ish ministri Koka ka perlare 3 milione euro vec nga inceneratori i Elbasanit permes 8 kompanive te krijuara nga familjaret e tij brenda dites qe moren gati 3 milion € nga Zoto-Mertiri.

POR Cfare ben SPAK? Ky qe duhet te hetoje nese u vodhen parate publike? Nese jane zbatuar apo anashkaluar ligjet? Nese po blihen mediat dhe si del gruaja e Blushit del aksionere me 1/3 e 2.1 milion € kur Blushi nuk i ka pasur kurre te deklaruara kaq shume para? Publiku pret te dije ku po shkojne 430 milion € ndersa po mbushet viti e nuk ka pergjigje nga SPAK, tani kreu i SPAK jep interviste tek Top-inceneratori. Na rrofte Reforma se drejtesia ka humb rrugen!

Po opozita? Mendoj se opozita duhet t’a mbaje si kale beteje te reformes ne drejtesi kete mega-afere me 3 inceneratore te pakerkuar e pacertifikuar, qe po korrupton nga kryeministri, ministrat, drejtoret e deri tek mediat. Opozita duhet te kushtezoje suksesin e reformes me hetimin e plote e te paanshem te kesaj megaafere. Te ftoje BE dhe SHBA te sjellin nje hetues ye pavarur dhe mjafton te shohe keto fakte qe kane dale ne media pasi ishin fshehur per 5 vjet nga qeveria. Kaq e thjeshte eshte cilesimi reforme e suksesshme apo reforme per te lare duart hajdutet”, shkruan Malltezi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Publikuar

-

Nga

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se reforma në drejtësi do të kërkojë të paktën edhe pesë vite të tjera kohë. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Ballanca tha se reforma duhet të kishte një qasje tjetër në mënyrë që të ishte funksionale brenda afateve kushtetuese.

“Unë e kam thënë që para katër vitesh që kjo reformë duhet të kishte një qasje tjetër. Unë mendoj se aktualisht është e pamundur…Ne dhe për pesë vite të tjera nuk do të kemi një sistem drejtësie funksional, minimalisht.”

Po çfarë do të ndodh pas 5 vitesh?

LEXO EDHE:  “Po mbledhim materiale, do i çojmë në SPAK”/ Ivi Kaso: Votat do të rinumërohen

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Manjani/Dështim, po mbyllet një shteg për të “pandehurit” e SPAK

” Pastaj shpresojmë që do të funksionojë nëse të gjitha gjërat do të shkojnë mirë. Që do të thotë që të gjithë gjyqtarët e rinj që do të emërohen do të kenë hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga qasja korruptive në sistemin e drejtësisë.” – tha Ballanca në Përballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Refuzimi i vizës së Bashës për shkak të lobimit rus?/ Harxhi: Institucionet në SHBA nuk janë shaka

Publikuar

-

Nga

Refuzimi i vizës së Bashës për shkak të lobimit rus?/ Harxhi: Institucionet në SHBA nuk janë shaka

Kandidatja për kryetare të PD-së në zgjedhjet e 13 qershorit, Edith Harxhi, ka folur sërish për deklaratën e saj se Lulzim Bashës i është refuzuar viza për në SHBA.

Harxhi tha se Basha edhe mund të shkojë në SHBA si turist, por sipas saj, nuk mund të shkojë si zyrtar i PD-së, apo si politikan.

Unë nuk mund të them se zoti Basha ka problem si turist në SHBA, ai mund të udhëtojë si turist, mund të jetë i lirë për këtë, por nuk e di sesa mund të udhëtojë ai si kryetar i PD-së. Nuk mund të hamendësoj dhe nuk do ta dëshiroja që kryetari i PD-së të ishte në listën e zezë të zotit Biden”, u shpreh ajo në “Repolitix”, ndërsa u pyet nëse refuzimi i vizës së Bashës ka lidhje me lobimin rus.

“Mesa di unë afera është mbyllur në Shqipëri me një vendim të gjykatës së Apelit. Çështja mund të jetë e hapur në SHBA dhe mesa di unë ka qenë e hapur më parë, por nuk e di se çfarë ka ndodhur. Lobimi në çfarëdolloj forme me para, e cila impolikon presidentin në detyrë, ishte një fotografi, por implikonte presidentin në detyrë dhe sidomos ajo çka u tha në media që ishte diçka e lidhur me lobime që vinin nga burime të panjohura apo të papëlqyera, natyrisht që do përbënte një problem të madh për një President në detyrë.

Institucionet ligjzbatuese në SHBA nuk janë shaka, ata natyrisht veprojnë çdo moment. Mbit ë gjitha, uynë sot i drejtohem zotit Basha dhe e pyes, është e deklaruar sot në fara, që është departamenti i Drejtësisë, është e deklaruar edhe sot po të hyni, me firmën e Lulzim Bashës është bërë bnjë kontratë në SHBA për një kompani lobuese në atë kohë 675 mijë dollarë, lobim për PD. Më falni është lobuar gjë për PD-në se unë nuk kam parë për PD të jetë bërë edhe një vizitë.

E para, ku i ka gjetur zoti Basha këto para. E dyta, është për çfarë kanë shkuar, ku kanë shkuar këto para se unë nuk shoh lobim, se unë lobim quaj kur kryetari i partisë sime me një pjesë të grupit parlamentar të bëjnë një vizitë në muaj në SHBA. Atë quaj lobim unë, po të mos vizitosh Uashingtonin  4 vjet nuk është lobim”, theksoi Harxhi më tej./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ekzekutimi i vendimeve  gjyqësore/ Ballanca “shigjeton” qeverinë

Publikuar

-

Nga

Ekzekutimi i vendimeve  gjyqësore/ Ballanca “shigjeton” qeverinë

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se qeveria duhet të marrë masa për të ekzekutuar vendimet gjyqësore, pasi Shqipëria ka bërë hapa pas në këtë drejtim.

E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Ballanca shtoi se këto detyrime duhen adresuar sa më parë.

Shqipëria gjatë mandatit që unë kam, pasi qeveria nuk ka zbatuar për shkaqe buxhetore, për shkaqe besoj edhe të pandemisë edhe të tërmetit ky është justifikimi që qeveria ka dhënë nuk ka pasur mundësi që të adresojë problematikën e detyrimeve që ajo ka. Kjo fatkeqësisht me një numër vendimesh që janë duke ardhur kundër Shqipërisë edhe në nivel ndërkombëtar do ta përkeqësojë situatën për ekzekutimin e vendimeve brenda për brenda vendit.”- tha Ballanca në Përballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE