web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

'Defender 2021'/ Ambasada Amerikane publikon pamjet gjatë stërvitjes ushtarake në Durrës

11 Maj 2021, 18:17, Aktualitet CNA

?Defender Europë 2021? është stërvitajë më e madhe ushtarake në Ballkan. Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar pamjet e momenteve të trajnimit të forcave. Trajnimi i ekuipazhit përfshiu ushtrime për fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e njerëzve në det.

?Anija e Furnizimit Logjistik e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara James A. Loux zhvilloi manovra dhe trajnime stërvitore në detin Adriatik pranë Durrësit fundjavën e kaluar. Trajnimi i ekuipazhit përfshiu ushtrime për fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e njerëzve në det. Një varkë shpëtimi u nis nga anija për të marrë një anëtar të bordit të ekuipazhit, i cili simulonte mbytjen në det. Anija James A. Loux është në Portin e Durrësit për Stërvitjen Defender Europe 21, si pjesë e operacionit të përbashkët të logjistikës nga deti në breg, për të transportuar automjete dhe pajisje ushtarake nga anija e Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bob Hope në Shqipëri?, shkruan ambasada./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga