web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rajoni ka një rol të veçantë në Evropë”/ Borrel: Duhet të ecim para me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE

10 Maj 2021, 16:04, Aktualitet CNA

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë diskutuar sot për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për raportet me Shtetet e Bashkuara.  Shefi i politikës së jashtme së Bashkimit Evropian Joseph Borrel është shprehur se integrimi i Shqipërisë në BE është një ndër fikuset kryesore të unionit.

?Ne duhet të ecim para me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE dhe duam ta theksojmë edhe njëherë se nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të ndarë vendet në rrugën e tyre të integrimit.  Rajoni ka një rol të veçantë në Evropë dhe për Evropën. Ka një rol strategjik për ne. Mesazhi që ministrat çuan sot, ri afirmim se e ardhmja e tyre është në BE. Ne duam të tregojmë se kemi një angazhim në të gjithë aspektet?, tha Borrell./CNA.al





Lajmet e fundit nga