web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kthjellime dhe vranësira të lehta/ Parashikimi i motit për sot

10 Maj 2021, 06:03, Sociale CNA

Shqipëria do të ndikohet nga kthjellime dhe alternime vranësirash në zonat malore.

Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë Jugore do të diktojnë mot me kthjellime e vranësira të lehta deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore. Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 30°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./CNA.al





Lajmet e fundit nga