web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arian Çani flet pa dorashka/ "Shkarkimi i Metës varet nga ambasada e SHBA"

6 Maj 2021, 17:39, Politikë CNA

Komisioni i Ligjeve i ka propozuar Kuvendit ngritjen e një tjetër grupi hetimor për të hetuar shkeljet e presidentit Ilir Meta.

Për këtë ka folur sot edhe gazetari Arian Çani, i cili tha se shkarkimi i Metës varet nga ambasada e SHBA në Tiranë.

Ai theksoi në MCN Tv se mbetet për tu parë nëse Gjykata Kushtetuese do të jetë e lirë nga kërkesat apo presionet e ndryshme.

?Nuk bëj dot parashikim nëse do të iki Meta apo jo sepse gjithçka varet nga ambasada amerikane, edhe pse zyrtarisht nga Gjykata Kushtetuese sepse dihet që mazhoranca e ka vendosur tashmë shkarkimin e tij.

Tani mbetet për tu parë nëse Gjykata Kushtetuese do të jetë e lirë nga kërkesat apo presionet e ndryshme, sepse dihet kur SHBA do një gjë dihet që e marrin. Nëse ata e kanë vendosur të mos jetë më Ilir Meta president, nuk do jetë, pra kjo varet nga ajo që ata kanë vendosur. Ky është parashikimi im?, deklaroi gazetari./ CNA.al





Lajmet e fundit nga