Connect with Us

Skandali me inceneratorët/ Erion Veliaj reklamon Klodian Zoton në Top Channel

Aktualitet

Skandali me inceneratorët/ Erion Veliaj reklamon Klodian Zoton në Top Channel

Publikuar

-

Skandali me inceneratorët/ Erion Veliaj reklamon Klodian Zoton në Top Channel

Inceneratorët kanë qenë së fundmi një ndër temat “më të nxehta” dhe më të bujshme pasi janë një PPP e shumë akuzuar nga media dhe opozita.

CNA.al është një nga mediat që ka publikuar dhjetëra dokumenta dhe fakte në lidhje me këta inceneratorë ku pronarët e tyre kanë krijuar me kompani të tjera ortakëri me pronarë dhe drejtues mediash.

Klodian Zoto, një emëri i njohur  për aferat korruptive të inceneratorëve duket se po gjen ccdo ditë e më shumë mbështetjen e qeverisë dhe të bashkisë së Tiranës.

Vendi vijon të vuaj pasojat ekonomike të Covid ndërsa projekti ‘Ora i Tiranës’ i financiar nga bashkia e kryeqytetit, transmeton dokumentarin ‘Landfilli i Tiranës-dje dhe sot’.

Emisioni tejkalon kufijtë e skandalit, pasi janë përdorur paratë publike të qytetarëve të Tiranës për të promovuar një biznes, mbi të cilin rëndojnë shumë hije dyshimi.

Kontrata koncensionare e landfillit të Sharrës është pjesë e një hetimi të nisur nga SPAK, pas kallëzimeve të dorëzuara nga PD, LSI dhe organizma të shoqërisë civile.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përdorur miliona lekë nga taksat publike për të reklamuar dhe mbrojtur inceneratorin privat të Sharrës, një sipërmarrje kontroverse që menaxhohet nga biznesmeni Klodian Zoto.

Disa muaj më parë, kur kompania e përpunimit të mbetjeve në Tiranë ishte në ciklonin e kritikave publike, Veliaj ndërmori një fushatë propaganduese, për të bindur qytetarët mbi risitë e inceneratorit.

Për të arritur qëllimin e tij, kryebashkiaku i Tiranës shfrytëzoi raportet financiare që kishte krijuar me fondacionin ‘Dritan Hoxha’, nën administrimin e kompanisë televizive ‘Top Channel’. Prej së paku dy vitesh, Bashkia e Tiranës ka dorëzuar pranë fondacionit rreth 160 milionë lekë të vjetra, për realizimin e projektit ‘Ora e Tiranës’.

LEXO EDHE:  Klan bëhet televizioni më i madh/ Ia kalon Top Channel-it, për të ardhurat

Sipas Syri Tv, ky projekt përbëhet nga një seri dokumentarësh televizivë, mbi atë që Bashkia e Tiranës e konsideron si promovimin e vlerave të qytetit. Megjithatë, shumica e puntatave, të transmetuara në kanalin Top Neës dhe në plaftormën on-line të Top Channel kanë shërbyer për reklamin e sipërmarrjeve të shumë-diskutuara të Bashkisë së Tiranës, përfshirë sfumimin e protestave të Unazës së Re apo edhe promovimin e idesë së betonizimit të kryeqytetit me kulla të larta.

Por, skandali më i rëndë i projektit ‘Ora e Tiranës’ shënohet në puntatën e 22 Majit 2020. Në kulmin e pandemisë globale të shkaktuar nga ‘Covid-19’, projekti ‘Ora i Tiranës’ i financiar nga bashkia e kryeqytetit, transmeton dokumentarin ‘Landfilli i Tiranës-dje dhe sot’.

Në rreth 20 minuta, emisioni prezanton me nota shumë pozitive sipërmarrjen private të ‘Integrated Energy BV’ për ngritjen dhe funksionimin e impiantit të përpunimit dhe incenerimit të mbetjeve urbane në Tiranë. Dokumentari mund të ishte pjesë e një raporti normal privat ndërmjet një televizioni dhe një kompanie që vlerëson të promovohet për opinionin publik.

Por, në rastin konkret, emisioni tejkalon kufijtë e skandalit, pasi janë përdorur paratë publike të qytetarëve të Tiranës për të promovuar një biznes, mbi të cilin rëndojnë shumë hije dyshimi. Kontrata koncensionare e landfillit të Sharrës është pjesë e një hetimi të nisur nga Prokuroria Speciale, SPAK, pas kallëzimeve në seri të dorëzuara nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe organizma të shoqërisë civile.

Në të gjitha këto kallëzime, subjektet kanë ngritur dyshime të forta mbi manovra klienteliste të qeverisë ‘Rama’ për t’i dorëzuar inceneratorin e Sharrës kompanisë off-shore ‘Integrated Energy BV’.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Qindra palestinezë në rrezik dëbimi nga banesat në Jeruzalem

Publikuar

-

Nga

Qindra palestinezë në rrezik dëbimi nga banesat në Jeruzalem

Dy lagje palestineze në Jeruzalemin Lindor kanë qenë pika tensioni të nxitura nga planet për të dëbuar qindra palestinezë nga shtëpitë ku ata kanë jetuar prej dekadash. Këto plane renditen ndër arsyet e luftimeve të fundit midis Izraelit dhe lëvizjes islamike Hamas në Gazë që la qindra të vdekur. Qeveria izraelite e konsideron atë thjesht një mosmarrëveshje pronësie, ndërsa palestinezët thonë se kjo është një përpjekje për t’i detyruar ata si popull të largohen nga Jeruzalemi Lindor. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein njofton nga Jeruzalemi:

Palestinezi Saleh Diab, banor i Jeruzalemit, shikon shtëpinë që ndodhet përballë banesës së tij në lagjen Sheik Xharrah, ku më shumë se dhjetë vjet më parë u futën shtatë familje hebraike izraelite. Zoti Diab shqetësohet se edhe ai vetë bashkë me fëmijët do të duhet të largohen nga shtëpia që iu dha familjes së tij nga Jordania në 1948. Përplasjet mes banorëve palestinezë dhe kolonëve hebrenj presin prej vitesh një zgjidhje përfundimtare nga gjykatat.

Kolonët hebrenj thonë se këto shtëpi u përkasin atyre, por gënjejnë. Nëse mund të paraqesin qoftë edhe një dokument të vetëm që provon se është me të vërtetë pronë e tyre, që nesër do të largohem nga shtëpia. Por nuk kanë asnjë dokument,” thotë zoti Diab.

Në Gjykatën e Qarkut të Jeruzalemit, familjet palestineze nga një lagje tjetër e Jeruzalemit Lindor, Silvan, kanë paraqitur ankesën e tyre ndaj planeve për t’i dëbuar nga shtëpitë në favor të familjeve hebraike. Ata kanë mbështetjen e grupeve të të drejtave të njeriut dhe ligjvënësve arabë në parlamentin izraelit, Kneset.

LEXO EDHE:  U shfaq në Top Channel/Tv Klan “ndëshkon” balerinën

LEXO EDHE:  Beni nuk mësoi kurrë të ecë vetë/ Zbulohen “makthet” e drejtuesit të Top Channel

“A ka gjë më të natyrshme se të mbrosh shtëpinë tënde? Po vihen në zbatim plane për të dëbuar palestinezët që të vendosen në këto banesa kolonë hebrenj,” thotë Ahmed Tibi, ligjvënës arab në parlamentin izraelit.

Anëtari i ekstremit të djathtë në parlament, Itamar Ben Gvir ngriti një zyrë provizore në Sheik Xharrah për të treguar solidaritet me familjet hebraike. Ai thotë se gjykata izraelite ka vendosur kundër palestinezëve, pasi hebrenjtë zotëronin prona në këto lagje para se të krijohej shteti i Izraelit në 1948.

“Gjykata e ka dhënë vendimin, por për fat të keq qeveria e Izraelit nuk po e zbaton sepse ka frikë nga trazirat,” thotë zoti Ben Gvir.

Por grupe izraelite për të drejtat e njeriut thonë se situata nuk ka të bëjë thjesht me mosmarrëveshje pronësie, duke e paraqitur problemin si një ligj që diskriminon palestinezët.

Nuk është aspak çështje ligjore. Ky është një akt me synime politike nga një grup kolonësh me bindje ideologjike, të cilët mbështeten nga qeveria. E gjithë kjo bazohet tek ligje diskriminuese në ekzistencë, të cilat thonë se hebrenjtë mund të rimarrin pronat që i humbën në 1948, por palestinezët nuk e kanë këtë të drejtë,” thotë aktivistja Hagit Ofran.

Gjykata e Lartë e Izraelit pritet të marrë brenda pak javësh një vendim përfundimtar për dëbimet nga Jeruzalemi Lindor.

Shumë shqetësohen se vendimi mund të pasohet me trazira të reja nga palestinezët dhe përkrahësit e tyre, siç ndodhi një muaj më parë./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha po e fuste partinë në kurthin e zborit politik”/ Kadilli tregon pse vendosi të kandidonte

Publikuar

-

Nga

“Basha po e fuste partinë në kurthin e zborit politik”/ Kadilli tregon pse vendosi të kandidonte

Fatbardh Kadilli i cili garoi për Kreun e Partisë Demokratike, ishte i ftuar pasditen e sotme Fax news, ku ka folur për garën e 13 qershorit.

Kadilli thekson se ai ka dal kandidat në garë që në momentin që KQZ deklaroi se rezultati i 25 Prillit ishte i pakthyeshëm, në një kohë që kandidimi ose jo i Bashës nuk dihej ende.

“Unë kërkova dorëheqjen e parevokueshme të Bashës që kur KQZ-ja tha se nuk ndryshon as rezultati as numri i mandateve. Në këtë moment unë kam dal dhe kam thënë që jam kandidat, sepse kuptova se Basha po e fuste partinë në kurthin e zborit politik, që në themi se nuk jemi dakort me rezultatin dhe na i vodhën, për ta mbajtur partinë muskuloze të bashkuar rreth kryetarit. Kjo kulturë politike nuk ka të bëjë me mua.

Di shumë më tepër probleme, por gara ka dy elemente, pabarazia është gjë tjetër dhe parregullsitë janë gjë tjetër. Pabarëzia është që në start që do të thotë se kryetari është në zyrë dhe ka angazhuar deputetët dhe kryetarët e degëve për të operuar në mënyrë kapilarë në territor.

Pabarazia e dytë është që administrata e partisë që paguhet nga partia është rekrutuar nga kryetari dhe shërben për të. Po ashtu dhe grupi i izraelitëve, i cili paguhet nga partia shërbejnë për kryetarin, i bëjnë piarin dhe makiazhin imazhit të tij”, tha Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Me një mik special”/ Rama shkon në shtëpinë e Nicolas Sarkozy

Publikuar

-

Nga

“Me një mik special”/ Rama shkon në shtëpinë e Nicolas Sarkozy

Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në shtëpinë e ish-presidentit të Francës Nicolas Sarkozy.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë, i cili deklaron se ka udhëtuar për në Paris dhe ka konsumuar një bisedë me Sarkozy.

Rama tregon se ish-presidenti francez e ka këshilluar për sfidat e Shqipërisë në rrugën e zhvillimit ekonomik e social dhe të integrimit europian.

LEXO EDHE:  Braktisi Top Channel në mes të sezonit/ Ilda Bejleri shkon në një tjetër televizion

LEXO EDHE:  Dosja e tyre në SPAK është më e gjatë se mua”/ Veliaj sulmon PD-LSI

“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian”, shkruan kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE