web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat për manipulim votash gjatë numërimit/ Celibashi: Nuk do jemi indiferentë

4 Maj 2021, 17:30, Politikë CNA

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar lidhur me akuzat për manipulim të votave gjatë procesit të numërimit.

Celibashi tha për mediat se KQZ do të këqyrë pamjet filmike dhe do të shqyrtojë sjelljen e komisionerëve dhe numëruesve. Ai theksoi se nuk do të jenë indiferentë.

?Edhe KQZ ka interes të shohë si ka qenë sjellja e komisionerëve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit në procesin e nxjerrjes së rezultatit. Ne disponojmë të gjitha pamjet filmike dhe do bëjmë edhe ne këqyrjet tona dhe bashkë me të gjithë ata të interesuar do të adresojmë në organin e Prokurorisë të gjitha ato gjetje që konsistojnë në mospërputhje me çfarë duket në pamjet filmike me çfarë kanë pasqyruar në tabelën e rezultateve.

Nëse ndonjë nga anëtarët e grupeve të numërimit apo të KZAZ ka menduar se kjo gjë do të kalojë, nuk do të kalojë. Siguroj se nuk do të jemi indiferent?, deklaroi Celibashi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga