web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rikthehen situatat si ato të 90-tës”/ Ibsen Elezi: Lulëzimsat e sotëm janë me keq se enveristët

3 Maj 2021, 09:20, Politikë CNA

Ish-kreu i PD, në Kukës, Ibsen Elezi thotë se pas 30 vitesh në vend janë rikthyer situata të njëjta me ato të viteve 90.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Elezi shkruan se Luli dhe drejtuesit e partisë i kërkojnë kryetarëve të degëve që të shajnë e fyejnë cdokënd që mendon ndryshe nga Basha dhe kerkon zgjedhje demokratike.

Sipas tij, ?Lulëzimsat e sotëm janë edhe me keq nga enveristët se krahasimet i bejnë si duan.

?Pas 30 vjetsh, mos u cudit !!!
Rikthehen situata te njejta me ato te 90-tes, ku shoku Ramiz dhe byroistet u benin thirrje sekretareve te pare dhe kryetareve te koperativave qe te cojne popullin ne kembe ne mbrojtje te figures se shokut Enver dhe atyre qe kerkojne mendimin ndryshe.

E njeta gje, vec e zhvendosur ne kohe, Luli dhe drejtuesit e partise i kerkojne kryetareve te degeve qe te shajne e fyejn cdokend qe mendon ndryshe nga Luli dhe kerkon zgjedhje demokratike.
Keta drejtues degesh te kujtojne identik sekretaret e pare dhe kryetaret e kooperativave, edhe pse busti kishte rene ata e kishin enverin ne zemer.

Studentave qe ngrinin zerin u thonin rrugac qe vec dine te bertasin.
– Si argument i kujtojne popullit arritjet e partise, dhe kur ju kujtohet se dyqanet nuk kishin buke, fillonin e i krahasonin me shifrat e viteve 30.

Keta Lulezimsat e sotem jane edhe me keq (nga enveristet) se krahasimet i bejne si duan. Thone jemi 165 mije vota ne rritje me 2017-en, me gropen qe krijuan vete, por harrojne se jane 58 mije vota me pak se zgjedhjet e 2013-tes. I thone humbjes fitore sy nder sy pa ju ardhur turp.
– Dhe kur dikush me mendje normale reagon fillojne i shohin si armiq , ju bejne ‘gjyqin’ pse flasin pa bere gje, pastrojne partine, e bejne top dhe bejne thirrje per luftra te reja.
Keta jane Lulezimsat e Partise?, shkruan Elezi./CNA.al





Lajmet e fundit nga