Lisandër Hoxha mesazh demokratëve/ “Duhet të luftojnë për çeljen e debatit politik”
Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisa...
Pasi dështoi për të disatën herë dhe e çoi PD në greminë, demokratët janë ngritur në protesta duke kërkuar largimin e Lulzim Bashës.
Sipas ish-nënkryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, mbetja në opozitë për 12 vite e ka ekspozuar opozitën në një krizë të thellë shumëplanëshe.
Në një prononcim ekskluzim për CNA.al, ai tha se besimi në elektoratin e djathtë, pas humbjes, ka rënë ndjeshëm dhe se projekti i Bashës për të mbajtur PD pas humbjeve dëshpëruese dhe turpëruese, nuk ngjall më asnjë shpresë dhe besim tek shqiptarët.
?Demokratët mbetën 12 vite në opozitë dhe kjo ka ekspozuar një krizë të thellë shumëplanëshe në Partinë Demkratike. Shumë emra të spikatur kanë dalë publikisht dhe shumë më shumë të tjerë i janë bashkuar privatisht thirrjes “Basha jep dorëheqjen”.
Kjo sepse ne po rrezikojmë tkurrjen, e cila pashmangshmerisht do të na nxjerrë nga maja e politikbërjes në vend. Besimi në elektoratin e djathtë, pas humbjes, ka rënë ndjeshëm duke e lidhur PD me strategjinë e Bashës. E kundërta po ndodh nga krahu tjeter. Po tentojnë mediatikisht të shesin fatin e PD-së të lidhur me fatin e Lulzim Bashës.
Kudo në rrjete sociale dhe në media ka plasur një debat shterpë që i lidh këto të dyja sikur të ishin simbioza kimike dhe jo një mandat të përkohshëm menaxherial. Projekti i Bashës, për të mbajtur PD pas humbjeve dëshpëruese dhe turpëruese, nuk ngjall më asnjë shpresë dhe besim tek shqiptarët.
Ne nuk jemi më forca morale dhe fituese nëse nuk rigjallërojmë partinë tonë. E djathta nuk mobilizon dot me vota nëse nuk ndryshon strategjinë e saj politike. Unë e shoh zgjidhjen tek bashkimi i së djathtës jo mbi emra, por parime dhe rregulla të qarta bashkëjetese në parti. Nëse këto gjëra nuk ndodhin shpejt, rreziku i copëzimit të PD është real.
Thirrjeve sektariste përçarëse, të cilave u fryn partia mbi liderin e mundur, u dola përballë duke u ofruar një plan me 5 pika, përmes së cilit pretendova të shëroj këtë parti të sëmurë.
Thirrjeve të mija për dialog dhe për hapjen e debatit politik, i cili do të vendoste themelet e ringritjes u përgjigjën me mbyllje dyersh, me strukje në seli sikur të ishte kulla e ngujimit dhe jo shtëpia e lirisë.
Ne kështu nuk kemi të ardhme politike. Po e kthejmë PD nga një forcë lirie dhe besimi në një sekt që lidhet me interesin direkt dhe jo me atë kombëtar. Ky projekt nuk ngjit askund dhe nuk prodhon fitore.”/CNA.al
Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisa...
Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni ka folur rreth kë...
Socialistët nuk kanë humbur asnjë ditë kohë, me konfirmimin ...
Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha është një nga zërat q...
Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço u shpreh se kishte ve...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka mbledhur pasidit...
Një grup deputetësh të Partisë Socialiste i kërkuan parlamen...
Që prej nisjes së “luftës brenda PD-së”, Lulzim Basha iu ësh...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka pritur në një takim Kom...
Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Ivi Kaso është shprehur se opoz...
Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka publikuar foto nga puni...
Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume ka folur për nisjen e proce...
Ish nënkryetari i Forumit Rinor i Partisë Demokratike Lisand...
Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nuk kaluan pa probleme....
Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një sërë takimësh inten...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se nuk ka ndër...
Sekretari i PD për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso ka treguar h...
Mazhoranca ka dorëzuar sot në Kuvend një peticion me 50 firm...
Ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi ka kërk...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili doli humbës n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...