web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“E befasuar nga rezultati, takimet i bëja në rrugë”/ Luljeta Bozo: Ja plani im për rritjen e pensioneve

30 Prill 2021, 13:06, Politikë CNA

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, e cila ishte pjesë e listës fituese të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, ka folur pas rezultatit të zgjedhjeve.

Ajo tha se nuk e priste që të merrte 5.435 vota ndërsa shtoi se fushatën e ka bërë në rrugë, jo në zyra elektorale. Ajo shtoi se çdo ditë takohej me njerëz dhe shumica prej tyre, i premtonin mbështetjen.

Në sturion e News 24, Bozo nënvizoi se ka dëshirë që edhe pensionistët të përfshihen në sektorë të ndryshëm, ku kanë potencial për të ndihmuar dhe të ndihen të dobishëm. Gjithashtu shtoi, se do të ngre zërin në Parlament për ta, sa i përket, rritjes së pensioneve.

?Isha kandidate pa zonë, mua më votonte i gjithë Qarku i Tiranës. Mua më votonte një qytetarë nga Kavaja, e deri në Paskuqan e Kamëz. Këtu kishte një paqartësi, sepse janë mësuar se do të kishe një zonë. Ishte herë e parë që nëse në çdo votim, sepse janë bërë shumë pas ?90-ës këtë herë votohej për kandidatin, kjo është e mirë. Elektorati nuk e dinte se kush ishin kandidatët. KQZ duhet të vijonte më shpejt dhe të bombardonte cilat do të ishin votat e vlefshme, ato tre raste të fiksoheshin, do të kishte vota më të vlefshme.

Më thoshin ku e ke zyrën, i thoja e kam në rrugë. Takimet i bëj gjatë gjithë ditës, sepse takoj shumë. Njerëzit përveç që ishin shumë të gëzuar që kisha pranuar, më qanin hallin e tyre. Ata thoshin problemet e tyre. Nga tërmeti më njohu e gjithë Shqipëria, por problemet që shfaqen janë nga më të ndryshmet, për brezin e tretë është problem pensionet, ajo duhet zgjidhur se s?bën, është problemi që të rinjtë të mos na ikin jashtë. Ne kemi mundësi ti mbajmë këtu, duhet bërë një propagandë e tillë, jashtë s?është fushë me lule, i mungon klima dhe ambienti që je këtu, toka që të ushqen rrënjët dhe lulëzon?, u shpre Bozo./CNA.al





Lajmet e fundit nga