web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrahje midis mbështetësve të kandidatëve të PD në Korçë

28 Prill 2021, 09:35, Aktualitet CNA

Një përplasje e ashpër që ka degraduar në konflikt fizik ka ndodhur pas mesanate në KZAZ e qytetit të Korçës.

Mësohet se incidenti ka ndodhur në mbrëmje vonë gjatë numërimit të votave duke u gdhirë dita e sotme. Mbështetësit dhe kandidatja, Sorina Koti janë rrahur me mbështetësit e kandidatit Andrea Mano. Dy të rinj janë përplasur dhe ka ndodhur një konflikt i ashpër midis dy palëve.

Ata janë përplasur ashpër pasi Sorina Koti ka kontestuar numërimin e votave në KZAZ duke theksuar se po vidhen votat e saj dhe po i jepen Andrea Manos.  Ndërkohë Sorina Koti ka kërcënuar se do të thërrasë policinë.

Pamjet filmike tashmë janë regjistruar nga KQZ dhe tregojnë qartë se në KZAz e qytetit të Korçës kandidatët e PD, mbështetësit e tyre rrihen me njëri tjeterin, çka tregon edhe njëherë dhe rikonfirmon atë që ka ndodhur gjatë fushatës elektorale ku nuk pati një ekip, një skuadër të vërtetë për të fituar mbi socialistët por disa grupe që konfliktoheshin me njëri tjetrin e në vend të fushatës e të fitores sollën humbjen./CNA.al





Lajmet e fundit nga