web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rezultatet e fundit/ PS kryeson garën në rang vendi, LSI “në greminë”

26 Prill 2021, 20:44, Aktualitet CNA

Komisioni Qendrori Zgjedhjeve ka përditësuar sërish rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve parlamentare.

Mësohet se janë numëruar 3846 qendra dhe sërish në avantazh mbetet Partia Socialiste.

PS kryeson garën me 48.82% të votave, duke u pasur nga PD me 39.27%, LSI me 6.82% dhe PSD me 2.23% të votave.

Konkretisht PS ka marrë 549.448 vota, PD 441.954 vota, LSI 76.798 vota dhe PSD 25.073 vota. Të përllogaritura në mandate, 73 janë të socialistëve, 59 të demokratëve, 5 të LSI-së dhe 3 të partisë së Tom Doshit.

Ndërkohë numërimi po vijon normalisht, përjashtuar disa incidenteve të vogla. Gjithashtu bëhet e ditur se KAZ ka gjobitur anëtarët e 18 kzaz-ve me 3 mijë lekë të reja, pasi kanë numëruar më pak se 50% të kutive./ CNA.al





Lajmet e fundit nga