web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Populli do ti thotë mjaft 8 viteve të Ramës në vend numëro”/Floriana Garo thirrje qytetarëve

20 Prill 2021, 19:04, Politikë CNA

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo në një deklaratë për mediat është shprehur se fushata që kryedemokrati Lulzim Basha ka ndjekur ka ndezur një dëshirë për ndryshim.

Garo ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen me vendet fqinje që po lulëzojnë. Sipas saj, populli shqiptar do ti thotë mjaft qeverisë së Edi Ramës pasi në 8 vite ai ka ndenjur në vend numëro.

?Ne jemi me pak se 100 ore perpara dites se zgjedhjeve. Te gjithe qe kane marre pjese ose qe kane ndjekur udhetimin e Lulzim Bashes nga jugu ne veri me siguri kane perjetuar deshiren e zjarrte per ndryshim te qytetareve Shqiptare. Dhjetra e qindra mijera mbeshtetes jane te etur per shprese dhe per nje qeveri qe punon per ta. Qytetare qe duan qe Shqiperia te bashkohet me vendet fqinje qe po lulezojne. Qytetare qe i thone mjaft me 8 viteve te Rames ne vend-numero. 

Populli shqiptar do qe Shqiperia te nise nje rrugetim suksesi dhe prosperiteti. Nese gjithkush qe deshiron ndryshim del perpara dhe i jep ze Aleances per Ndryshim- Rama do te humbe dhe Shqiperia do te korre nje fitore te thelle.Me 25 Prill, votoni numrin 9 per Partine Demokratike me Lulzim Bashen dhe Aleancen per Ndryshim per ti ri-sjelle njerezve shpresen?, u shpreh Garo./CNA.al





Lajmet e fundit nga