web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shqipërinë nuk e ndryshojnë dot fanatikët e partive”/ Patozi thirrje qytetarëve: Gabimi iu kushton katër vjet

18 Prill 2021, 10:08, Politikë CNA

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ju ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë me dorë në zemër në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Patozi theksoi se, këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme dhe serioze, ku gabimi kushton 4 vjet.

Sipas tij, Shqipërinë nuk e ndryshojnë fanatikët e partive ku i ka cilësuar këta të fundit si masha e kryetarëve të përjetshëm.

?Voto me zemër, por duke vënë në punë arsyen. Zgjedhjet nuk janë një ndeshje futbolli, për të cilën emocionet zgjasin vetëm 90 minuta. Ato janë një lojë shumë serioze, ku gabimi kushton të paktën 4 vjet. Shqipërinë nuk e ndryshojnë dot fanatikët e partive, jo vetëm për faktin se janë pak.

Por mbi të gjitha se ata kryesisht janë masha e kryetarëve të përjetshëm për ta ruajtur të paprekur mbretërinë e korrupsionit, arrogancës, padrejtësisë dhe abuzimit me pushtetin.  Sado i mërzitur të jesh me kënetën politike, nuk e ke luksin të qëndrosh të shtëpi. Ti nuk mund t?ua dorëzosh të ardhmen e familjes tënde atyre, që do të gëzohen nga mungesa jote në zgjedhje. 

Ndiq bindjen tënde dhe do të kuptosh se 3 të parët, që sundojnë prej shumë vitesh Shqipërinë, janë njësoj?, ka shkruar Patozi./CNA.al





Lajmet e fundit nga