Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Komandanti ushtarak amerikan që po vëzhgon nga afër grumbullimin e forcave ushtarake të Rusisë në Krime dhe përgjatë kufirit të Ukrainës tha se ka vetëm një gjasë “të ulët deri mesatare” që forcat ruse në të vërtetë të fillojnë një operacion pushtimi.
Gjenerali i Forcave Ajrore Tod Wolters, komandanti i Komandës Evropiane të forcave amerikane, i bëri komentet gjatë një seance dëgjimore me ligjvënësit të enjten në Uashington, ku paralajmëroi se manovrimi i Kremlinit mbetet “shqetësim i madh”.
“Kemi të bëjmë me një forcë shumë të madhe tokësore”, u tha Wolters anëtarëve të Komisionit të Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, duke mos pranuar të jepte shifra.
“Ka gjithashtu një grumbullim të një force të konsiderueshme ajrore dhe detare”, tha ai. “Vigjilenca jonë është në nivel të lartë”, shtoi gjenerali amerikan.
Shtëpia e Bardhë, Pentagoni dhe NATO kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur një shpjegim nga Rusia për lëvizjet e trupave, duke hedhur poshtë insistimin e Moskës se po grumbullonte forcat për një stërvitje ushtarake.
Ata gjithashtu i kanë bërë thirrje Rusisë që të ulë tensionet, duke theksuar se ky është grumbullimi më i madh i trupave ruse që nga pushtimi dhe aneksimi i Krimesë në vitin 2014, pjesë e një “modeli provokimesh agresive”.
Duke dëshmuar para ligjvënësve të mërkurën, zyrtarët amerikanë të zbulimit thanë se qëllimi i Rusisë mbetet i paqartë. Drejtori i CIA-s William Burns tha se Moska thjesht mund të përpiqet të sinjalizojë Ukrainën dhe Perëndimin se ata duhet të respektojnë fuqinë e saj ushtarake, por ai paralajmëroi se grumbullimi “ka arritur pikën ku gjithashtu mund të sigurojë bazën për një ndërhyrje të kufizuar ushtarake”. Zyrtarë të tjerë të lartë të inteligjencës amerikane e kanë përshkruar situatën si të pasigurt.
“Rusët janë pozicionuar për t’i dhënë vetes opsione”, tha Gjeneral Lejtnant Scott Berrier, shef i Agjencisë së Inteligjencës në Departamentin e Mbrojtjes, gjatë dëshmisë para ligjvënësve, përkrah drejtorit të CIA-s William Burns. “Ata në të vërtetë mund të jenë duke u përgatitur për një seri stërvitjesh që mund të fillojnë në çdo moment, ose mund të vendosin, ndoshta të bëjnë një sulm me objektiv të kufizuar”, shtoi ai.
Megjithatë, Gjenerali Wolters tha të enjten se mund të ketë shenja se kërcënimi po zvogëlohet, duke iu referuar aktivitetit përgjatë linjave të furnizimit rus “që është stabilizuar”.
“Mendoj se, me prirjen që unë shoh tani, gjasat e një sulmi do të fillojnë të zbehen”, tha ai, kur u pyet se si situata mund të evoluojë në tre-katër javët e ardhshme.
Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara njoftuan një paketë ndihmash ushtarake prej 125 milionë dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë armë mbrojtëse vdekjeprurëse “për të ndihmuar forcat e Ukrainës të ruajnë integritetin territorial të vendit”.
Duke folur në Bruksel të mërkurën, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se Uashingtoni do të “shqyrtonte vazhdimin” e ndihmës për Kievin në fushën e mbrojtjes.VOA
Kancelarja gjermane, Angela Merkel do vaksinohet sot me “Ast...
Zyrtarë të lartë të zbulimit amerikan thanë se plani për të ...
Në Kosovë kurba e infektimeve nga Covid-19 gjatë 24 orëve të...
Rastet e mpiksjes së gjakut as vaksinës së Johnson and Johns...
Danimarka ka ndaluar imunizimin përmes vaksinës AstraZeneca-...
Prokurorët ngritën akuzë për vrasje të shkallës së dytë ndaj...
Greqia po planifikon të heqë karantinën e detyrueshme për të...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të...
Danimarka ka ndërprerë plotësisht aplikimin e vaksinës Astra...
Në një periudhë trejavore, përkatësisht nga 15 marsi deri më...
Shkarkohet nga detyra ministri i Shëndetësisë në Rumani, Vla...
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të martën se i ka kërk...
Norvegjia do të nisë lehtësimin e masave kufizuese kundër ko...
Flamuri i Kosovës është bërë shkaktar i ndërprerjes së mbled...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të ...
Pandemia COVID-19 është në një fazë kritike, tha të hënën Or...
Kosova do të sigurojë mbi 100,000 vaksina kundër koronavirus...
Amerikanët e moshuar që më në fund kanë bërë vaksinën kundër...
Gjatë 24 orëve të fundit, 8 pacientë kanë ndërruar jetë nga ...
Efektet e pandemisë së virusit Corona i kanë goditur gratë n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...